Gjysma e serisë së pestë të “Hostel by Anabel: Si n’jetë” u përqëndrua te aventura e radhës, këtë herë në Itali. Megi zgjodhi Violën dhe Anën për këtë udhëtim që në vija të përgjithshme pati shumë të qeshura, sqarime, argëtim, sfida dhe paakkk debat në fund.
Aventura e përmbledhur, pa zbuluar më shumë seç duhet, vijon kështu:
1. Nisja drejt Italisë...me Business Class.
2. Gjetja e shtëpisë në Milano kthehet në “hajde gjejmë thesarin”.
3. Megi hap gabimisht një tjetër derë dhe gjen brenda një person me të brendshme.
4. Shkojnë të hapë pica dhe përfundojnë me një faturë të majme. Ka ulje? Për blogerët? Jo? Ok.
5. Ana u përgatit tost vajzave për mëngjes, por Viola foli pa menduar. Në fund, kërkon falje.
6. Sfidojnë gravitetin në mënyrën më spektakolare të mundshme.
7. Megi humb rrugën për në Duomo. Asgjë nuk shkon sipas planit.
Por kjo ishte vetëm gjysma e udhëtimit, pasi seria e gjashtë premton të tjera surpriza.