TV Mania

Mos Mc Kresha do të heqë dorë nga muzika tani që do të bëhet baba?

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2020

Mos Mc Kresha do të heqë dorë nga muzika tani që do të

Brenda pak muajsh, Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina, do të bëhen prindër të parë. Në deklaratat e tij të mëparshme, Kresha është shprehur se sapo të martohet dhe të krijojë familjen e tij të re, do të heqë dorë nga muzika. 

Mos Mc Kresha do të heqë dorë nga muzika tani që do të

A është ky momenti? Gjatë një lidhjeje live tek "E Diell", Kresha tha se kjo mund të ndodhë, por sigurisht në mënyrë graduale.

Mos Mc Kresha do të heqë dorë nga muzika tani që do të

"Më parë bëja çdo vit albume, tani bëj çdo dy vite. Kjo është njëfarë ikjeje, por nuk besoj që kjo do të ndodhë përnjëherë. Gjithsesi, besoj që çdo gjë ka ciklin e vet. Edhe arti ka ciklin e tij."

Nga deklarata e Mc Kreshës besoj se kuptuat mjaftueshëm. Shkëputja do të ndodhë, por s'do ta vuani sepse do të jetë graduale.

Përsa i përket ardhjes së bebit, reperi duket gati, por ka akoma shumë për të mësuar edhe nga shoku i tij, Lyrical Son, që është baba i dy vajzave. Thuhet se Mc Kresha dhe Erzina do të bëhen prindër të një vajze.

 

MOS I HUMBISNI