Health

Koronavirus: Pse mjekësia turke vazhdon të mahnisë botën?

Koronavirus: Pse mjekësia turke vazhdon të mahnisë botën?

Turqia është një nga 10 vendet me përhapje më të madhe të koronavirusit në botë dhe numri i të prekurve rritet me 4,000 raste në ditë. Ndërkohë nga ana tjetër, shkalla e vdekshmërisë është e ulët, gjë që i ka bërë ekspertët botërorë të ngrejnë vetullat.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, argumenton se shkalla e ulët e vdekshmërisë në Turqi – pak më shumë se 2% - është rezultat i kujdesit shëndetësor të vendit dhe protokollit që është ndryshe nga vendet e tjera.

Koca thotë se ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar Covid-19 është rreth gjurmimit të kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas shfaqjes së simptomave. Ata gjithashtu e kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore dhe sipas ministrit, kjo ka dhënë rezultate të mira.

Turqia përdori hidroksiklorokinën, ilaç për malarian, dhe favipiravirin, një antiviral japonez, shumë më herët se vendet e tjera. Pavarësisht se ekspertë mjekësorë e kanë kundërshtuar përdorimin e ilaçit të malaries, për shkak të efekteve anësore, Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, tha se “ne po mundohemi të shpëtojmë jetë". Sipas tij, përdorimi i ilaçit të malaries zvogëlon kohën që pacientët qëndrojnë në terapi intensive.

Aydin thotë se për momentin nuk ka ende prova të mjaftueshme për të botuar hulumtimet e tyre, por “koha do të tregojë që rezultatet janë të vërteta”.

Gjithashtu, në vend që pacientët të qëndrojnë të shtrirë, ata vendosen të kthyer paksa anash dhe kjo ka dhënë rezultate pozitive. Ndërkohë Turqia ka filluar të përdorë plazmën e pacientëve që u shëruan nga koronavirusi, për të shëruar sëmundjen te ata që ende po e luftojnë atë.

Përdorimi i plazmës së gjakut të pacientëve të shëruar u njoftua edhe nga një zyrtar kinez në mes të shkurtit. Qasja ndaj kësaj ideje është një mënyrë logjike dhe premtuese për të trajtuar pacientët e sëmurë, thanë asokohe ekspertë të Live Science, website me përmbajtje artikujsh shkencorë.

Shën.red. Antitrupat janë proteina, të cilat sistemi imunitar i prodhon për të luftuar viruset, bakteret ose substancat e tjera, të huaja për organizmin. Antitrupat janë specifikë për secilin “pushtues”. Sidoqoftë, trupi ynë kërkon pak kohë për prodhimin e tyre. Nëse i njëjti virus/bakter përpiqet të hyjë sërish në organizëm, prodhimi i antitrupave është më i shpejtë.

Shtojmë se Turqia nuk pati asnjë të prekur nga Covid-19 deri në mes të marsit, gjë që sigurisht i dha kohë të përgatitej. Nga ana tjetër, sistemi mjekësor turk është i njohur për kapacitetin e tij.

Si një përgjigje ndaj Covid-19, vendi zhvilloi programe për prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve të higjienës personale. Ato u shpërndanë jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj, në më shumë se 30 vende. Shkollat profesionale të Ministrisë së Arsimit u shndërruan në punëtori për të prodhuar maska për fytyrën, trupin dhe veshje të tjera mbrojtëse.

Përsa i përket karantinës dhe lëvizjeve, masat e Turqisë i gjeni të përmbledhura më poshtë:
- Gjatë javës, qëndrimi në shtëpi është i detyruar vetëm për personat nën moshën 20-vjeçare dhe për ata mbi 65 vjeç. Të tjerët, janë teorikisht të lirë për të dalë, megjithëse disa biznese janë të mbyllur.
- Restorantet janë hapur, vetëm për shërbimeve delivery ose për t’i marrë porositë vetë.
- Maskat janë të detyrueshme në mjedise publike, si tregjet.
- Maskat shpërndahen falas në farmaci dhe për ata që nuk mund të dalin, u dërgohen në shtëpi.
- Nëpër shtëpitë e njerëzve në nevojë ose atyre që nuk mund të dalin, shkojnë vullnetarë dhe policë.
- Të moshuarit mund të telefonojnë ekipin e kujdesit nëse u nevojitet gjë.

Burimet: CNN, New York Times

REELS

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Koronavirus: Why does Turkish medicine continue to amaze the world?

Koronavirus: Pse mjekësia turke vazhdon të mahnisë botën?

Turkey is one of the 10 countries with the highest prevalence of coronavirus in the world and the number of those affected increases by 4,000 cases per day. Meanwhile, the mortality rate is low, which has made world experts raise their eyebrows.

Turkish Health Minister Fahrettin Koca argues that the low mortality rate in Turkey - just over 2% - is the result of the country's health care and protocol, which is different from other countries.

Koca says that unlike other countries, Turkey's approach to fighting Covid-19 is about tracking contacts instead of general testing or testing after symptoms appear. They have also delayed intubation by using high-frequency oxygen for a longer period of time, and according to the minister, this has yielded good results.

Turkey used hydroxychloride, a drug for malaria, and favipiravir, a Japanese antiviral, much earlier than other countries. Despite medical experts opposing the use of malaria medicine, due to side effects, Dr. Nuri Aydin, president of the Medical School at Istanbul University, said "we are trying to save lives." According to him, the use of malaria medicine reduces the time patients spend in intensive care.

Aydin says there is not yet enough evidence to publish their research, but "time will tell if the results are true."

Also, instead of patients staying lying down, they are placed slightly turned to the side and this has given positive results. Turkey, meanwhile, has begun using plasma from patients who were cured of coronavirus to cure the disease in those still fighting it.

The use of blood plasma of cured patients was also announced by a Chinese official in mid-February. Approaching this idea is a logical and promising way to treat sick patients, said then-experts in Live Science, a website with scientific articles.

Offending. Antibodies are proteins that the immune system produces to fight viruses, bacteria, or other foreign substances in the body. Antibodies are specific to each "invader." However, our body requires little time for their production. If the same virus / bacterium tries to re-enter the body, antibody production is faster.

We add that Turkey had no one affected by Covid-19 until mid-March, which certainly gave it time to prepare. On the other hand, the Turkish medical system is known for its capacity.

In response to Covid-19, the country developed programs for the production and distribution of personal hygiene items. They were distributed not only in Turkey but also abroad, in more than 30 countries. The Ministry of Education's vocational schools were turned into workshops to produce masks for the face, body and other protective clothing.

In terms of quarantine and movements, you can find Turkey's measures summarized below:
- During the week, staying at home is mandatory only for persons under 20 years of age and for those over 65 years of age. Others are theoretically free to go out, although some businesses are closed.
- Restaurants are open only for delivery services or to take orders yourself.
-Masks are mandatory in public places, such as markets.
-The masks are distributed free of charge in the pharmacy and for those who cannot go out, they are sent home.
-Volunteers and police go through the homes of people in need or those who cannot get out.
-Adults can call the care team if they need anything.

Sources: CNN, New York Times