High Tech

Aplikacionet më të shkarkuara gjatë pandemisë

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2020

Aplikacionet më të shkarkuara gjatë pandemisë

Pasi OBSH shpalli koronavirusin pandemi më 24 mars, filloi vetë-izolimi pak e nga pak në shumë shtete, gjë që rrjedhimisht i vendosi njerëzit në kontakt me teknologjinë më shumë se kurrë. Aplikacionet që filluan të popullarizoheshin qenë fillimisht platformat e reja sociale argëtuese, si TikTok, më pas aplikacionet e rëndësishme për biznes dhe punë, si Zoom, dhe Google Classroom, ky i fundit pas aplikimit të mësimit online.

Sigurisht që aplikacionet më të popullarizuara ndryshojnë në varësi të shteteve. Për shembull, në Francë, aplikacionet më të shkarkuara në Google Play gjatë periudhës mars-prill qenë: WhatsApp, Zoom, TikTok, Houseparty, Skype, Plato, Fast Scan, Google Drive, WpsOffice dhe Samsung Notes. Po në Francë, në Apple Store fituan popullaritet: Plato, Zoom, Houseparty, TikTok, Skype, Discord, Park Master, WhatsApp, UNO! dhe Brain Out.

Në Amerikë, Indi dhe Brazil, në vend të parë qëndron TikTok, i cili renditet gjithashtu renditet përgjithësisht si më i shkarkuari në vendet e Europës.

Në një raport global të kompanisë Sensor Tower – që përpilon të dhëna mbi aplikacionet – vihet re sërish se TikTok qëndron në vendin e parë, i ndjekur nga WhatsApp dhe Zoom. Më pas renditen tre platformat e zotëruara nga Mark Zuckerberg, Facebook, Messenger dhe Instagram, të ndjekur nga Shareit, Netflix, Snapchat. Top10 përmbyllet me Google Classroom.

Aplikacionet më të shkarkuara gjatë pandemisë

Sugjerimi ynë: DuoLingo - për të mësuar a perfeksionuar një gjuhë të huaj.

Burimet: Sensor Tower, Statista, Music Business Woldwide

MOS I HUMBISNI