Dalina Buzi, skenariste dhe producente e "Hostel by Anabel- Si n'jetë" dhe "Love Likes Tirana" ishte e ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" në Tv Klan. Buzi foli gjatë për formatin e ri të "Hostel by Anabel" dhe reagimet e para që patën njerëzit pas "shndërrimit" të Hostelit në një reality show.
"Në fillim nuk u prit mirë dhe të them të drejtën mua më erdhi mirë. Kjo tregon që ti e do diçka kur reagon pas kësaj. Njerëzit ishin shumë të lidhur me LLT-në dhe prisnin rikthimin e tij.Sigurisht ne s'mund të jusftifikohemi sepse puna jonë është e tillë, të mos tregojmë për vështirësitë që ndodhin atje pas.
Më vijnë me qindra mesazha të gjata që kërkojnë "sqarime" dhe thonë pse duhet t'i shohim vajzat duke bërë debat. Njerëzit nuk duan që vajzat të zihen, por si mund të rrinë 5 vajza që punojnë bashkë pa bërë debat?
Seria e fundit u pëlqye shumë dhe pati reagime fantastike. Unë jam gjithashtu shumë e kënaqur me këtë realizim edhe nga ana teknike. Jam gjithashtu e lumtur sepse e di ç'do të ndodhë në episodet në vazhim!"
Ndër të tjera, Dalina i dha përgjigje edhe njërës prej pyetjeve që bëhet më shpesh: "A kanë vajzat skenar?"
"Ky është një reality show. Ti je para kamerës dhe tregon, është jeta e 5 vajzave që janë edhe në punë dhe njerëzit zbulojnë për herë të parë që mes tyre ndodhin edhe këto debatet që shohin. Asgjë s'mund të jetë 100% reale sepse nëse do ishte e tillë do të bëhej i mërzitshëm për publikun. Ato japin më të mirën nga vetja, gjërat më të bukura, më argëtuese. Skenar nuk ka. Ne bëjmë vetëm një skemë fillimisht për çfarë do ndodhë dhe pastaj ato vazhdojnë vetë."-përfundoi Buzi.
“Hostel by Anabel” do të vazhdojë transmetimin si normalisht deri të hënën e parë të majit, ora 21:00. Më pas, duke qenë se nuk dihet ende një datë e saktë për mbarimin e vetë-izolimit, është ende e paqartë se ç'do të ndodhë me xhirimet.
Nëse për një arsye apo një tjetër keni humbur ndonjë nga 4 episodet të Hostel by Anabel-"Si n'jetë",mund t'i ndiqni duke klikuar këtu.