Anabelizim

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Game of Thrones

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Kur “Game of Thrones” publikoi serinë e fundit të sezonit të fundit, e vetmja bisedë që dëgjohej rrugëve, kafeneve apo zyrave ishte ose në lidhje me Daenerys dhe Jon Snow ose një sherr i nxehur me palën tjetër që s’kishte parë asnjë seri. Si mund të mos shohësh asnjë seri të prodhimit më të madh në Hollywood? Nejse, ata që s’e kanë parë janë pakica. “Game of Thrones” iu desh pak kohë të depërtonte audiencën shqiptare, por ia doli. Kështu u hapi rrugë edhe serialeve të tjera perëndimore që me ardhjen e Netflix, u zunë vendin atyre që transmetoheshin rëndomtë në televizione.

Breaking Bad

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Para “Game of Thrones” audiencën shqiptare e pushtoi “Breaking Bad.” Që të fiksoheshim ne në njëfarë mase, duhej që bota të fiksohej prag çmendurisë. “Breaking Bad” ishte fenomen jashtë, ndërsa në Shqipëri krijoi një bazë fansash të apasionuar që ditët e sotme do quheshin “breaking bad-atorë” (?)

Dr. House

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Kush nuk e ka parë Dr. House kur transmetohej në Tv Klan? Kush nuk ka menduar të bëhet mjek pikërisht prej pinjollit dhe të spikaturit Gregory House dora vetë? Nëse s’ia keni idenë për çfarë po flasim, jeni të rrallë. “Dr. House” ishte gjithmonë argëtues, edhe pse episodet ndiqnin të njëjtën strukturë, dhe sa herë dilte në ekran, e shihje me dëshirë. Ndoshta seriali nuk përjetoi kurrë valën e çmendurisë si “Game of Thrones” apo “La Casa de Papel,” por pëlqehej sinqerisht.

La Casa de Papel

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

“La Casa de Papel” bën bashkë dy elementë shumë të rëndësishëm që janë vendimtarë në shqiptarët do i falin pëlqimin apo jo një seriali: aksionin dhe zgjuarsinë. Për fat, seriali spanjoll këto i ka me bollëk. Kur thua krimi perfekt, një mjekërosh që merr parasysh gjithçka dhe aktorë seksi, i ke thënë të gjitha.

Peaky Blinders

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Na lejoni të marrim meritat e prezantimit me “Peaky Blinders.” Jeni të mirënjohur dhe mund të na kërkoni rekomandime kur të doni. “Peaky Blinders” ka protagonist kryeçunin e keq me zemër të butë, ka krim (sërish), pasion, përkushtim ndaj familjes dhe skema të zgjuara. Por sa të gabuar do të ishim nëse do pranonim se gjysmën e atij seriali e mbajnë në këmbë Cillian Murphy dhe Tom Hardy? Ndoshta pak.

Friends

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

“Friends” ka dy breza të ndryshëm fansash në Shqipëri. Ata që e kanë parë pranë kohës kur u transmetua për herë të parë dhe ata që e panë së fundi, në Netflix. “Friends” është më i lehtë se sa një banane për mëngjes. S’ka nevojë për shumë vëmendje dhe s’të lodh. Me pak fjalë, krejt e kundërta e atyre që kemi përshkruar më lart. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës, shihni “Seinfeld,” “The Office,” “The Nanny” dhe “The Fresh Prince of Bel Air.”

You

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

“You” ka në qendër një djalosh bukurosh që bën çmos për të qenë pranë asaj që do. Ose në fjalë të tjera, një të fiksuar që ndërmerr masa ekstreme për t’u bërë pjesë e jetëve të viktimave të tij të gjora. Ky serial ose shërben si një tabelë e madhe që lexon “kujdes” për shqiptarët, ose gjejnë veten te sjelljet e pazakonta dhe te vullneti i pareshtur i protagonistit që s’ndalet për hir të dashurisë. Në të dyja rastet, “You” është një sukses në Shqipëri.

Vlejnë të përmenden:

Vikings

Narcos

Black Mirror

Sherlock

Stranger Things

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

If you are Albanian, you have seen these series

Nëse je shqiptar, i ke parë këto seriale

Game of Thrones

When Game of Thrones released its final series of last season, the only conversation heard on the streets, cafes or offices was either about Daenerys and Jon Snow or a heated argument with the other party who hadn't seen any series. How can you not see any of the largest production series in Hollywood? Well, those who haven't seen it are the minority. "Game of Thrones" took some time to penetrate the Albanian audience, but it succeeded. This paved the way for other Western series that, with the advent of Netflix, took the place of those that were commonly broadcast on television.

Breaking Bad

Before "Game of Thrones", the Albanian audience was invaded by "Breaking Bad." In order for us to be fixed to some extent, the world had to be fixed on the brink of insanity. "Breaking Bad" was a phenomenon abroad, while in Albania it created a base of passionate fans that nowadays would be called "breaking bad-ators" (?)

Dr. House

Who hasn't seen Dr. House when broadcast on Tv Klan? Who hasn’t thought of becoming a doctor precisely by suckling and prominent Gregory House hand himself? If you have no idea what we are talking about, you are rare. "Dr. House ”was always fun, even though the episodes followed the same structure, and whenever it came out on screen, you would gladly see it. Perhaps the series never experienced a wave of madness like "Game of Thrones" or "La Casa de Papel," but it was genuinely liked and followed.

La Casa de Papel

"La Casa de Papel" brings together two very important elements that are crucial in Albanians, whether they like it or not, a series: action and ingenuity. Fortunately, the Spanish series abounds with these. When you say perfect crime, a professor who considers everything and sex actors, you have said it all.

Peaky Blinders

Let us take the credit for presenting "Peaky Blinders." You are well known and can ask us for recommendations whenever you want. "Peaky Blinders" starred the villain with a soft heart, has crime (again), passion, commitment to family and smart schemes. But how wrong would we be if we admitted that half of that series is run by Cillian Murphy and Tom Hardy? Maybe a little.

Followers

"Friends" has two different generations of fans in Albania. Those who have seen it near the time it first aired and those who last saw it on Netflix. "Friends" is easier than a banana for breakfast. It doesn't need much attention and it doesn't bother you. In short, quite the opposite of what we have described above. If you have a runny nose, check out Seinfeld, The Office, The Nanny, and The Fresh Prince of Bel Air.

You

"You" is centered on a handsome guy who does his best to be close to what he wants. Or in other words, a fixed one who takes extreme measures to become part of the lives of his poor victims. This series either serves as a big table that reads "care" for Albanians, or they find themselves in unusual behaviors and the relentless will of the protagonist who does not stop for the sake of love. In both cases, "You" is a success in Albania.

It is worth mentioning:

Vikings

Narcos

Black Mirror

Sherlock

Stranger Things