Shqipëria

Kur do të hapen baret dhe restorantet?

Shkruar nga Anabel

8 Prill 2020

Kur do të hapen baret dhe restorantet?

Gjatë komunikimit të fundit, kryeministri Rama zgjodhi t'i përgjigjej pyetjeve më të shpeshta dhe ankesave të përsëritura të qytetarëve. "Kur do të hapen baret", ishte një prej tyre, por edhe pse nuk ka një datë të saktë, kryeministri tha me siguri se baret janë biznesi i fundit që do të hapen.

"Kur të hapen baret do jetë koha për të festuar fitimin e luftës. Baret këtë nënkuptojnë, që lufta u fitua dhe tani po festojmë. Janë të fundit fare që do të hapen. Situata në fushën në vijën e zjarrit është inkurajuaese, sot kemi 56 të shtruar në infektiv, prej të cilëve në reaminacion dhe 7 në COVID1, ku 6 prej tyre janë në reaminacion."- u shpreh Rama.

Më tej, ai u ndal edhe tek bizneset e vogla që do të përfitojnë paga lufte nga paketa e zgjeruar financiare. Pjesë e kësaj liste do të jenë berberët që kanë ndaluar punën e tyre si pasojë e pandemisë, serviset e makinave, taksistët, dizajnerat apo punonjësit e linjave të transportit publik.

"Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Si përshembull rrobaqepësi të vogla, servis makinash, etj. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesione të tjera hidraulikë, agjensi turistike, dizajner, që punojnë me printime apo taksistë, janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban, edhe ata do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”

MOS I HUMBISNI