Celebrity

Archewell, sipërmarrja e re e princit Harry dhe Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2020

Archewell, sipërmarrja e re e princit Harry dhe Meghan Markle

Siç njoftuan pasi lanë mbretërinë, princ Harry dhe Meghan Markle do të vazhdojnë punën me fondacionet e bamirësisë. Së fundmi, ata njoftuan se kanë themeluar Archewell!

Lajmi u publikua për herë të parë nga The Telegraph dhe fill pas kësaj, Harry dhe Meghan deklaruan: “Ashtu si ju, edhe ne po përqëndrohemi që të japim mbështetjen tonë për pandeminë e Covid-19, por pasi ky informacion u bë publik, e ndjejmë si detyrë që t’ju njoftojmë si u krijua Archewell.”

“Para SussexRoyal ishte ideja e ‘arche’ – një term që vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë ‘burim i një veprimi’,” thanë Meghan dhe Harry. “Ne e pëlqyem këtë koncept për organizatën tonë të bamirësisë dhe shpresonim që një ditë të ndërtonim diçka me këtë emër, i cili u bë frymëzim edhe për emrin e djalit tonë. Archewell është një emër që ndërthur fjalën e lashtë të forcës dhe veprimit si edhe ngjall të gjitha burimet e brendshme të secilit prej nesh. Mezi prezim ta prezantojmë kur të jetë koha e duhur.”

Sipas The Telegraph, Archewell është një organizatë jofitimprurëse bamirësie me shërbime vullnetare, duke përfshirë edhe podcast, filma dhe libra.