Egla Harxhi, ish- Miss Shqipëria, në prill të 2019-ës tha publikisht se ajo dhe partneri i saj Alexandre ishin ndarë. Ai nuk jetonte me të dhe djalin Luxifer, por gjërat duket se kanë ndryshuar. Ish-çifti janë kthyer në krahët e njëri tjetrit, por edhe kësaj here, sipas mënyrës së tyre jo të zakonshme.
Të ftuar në "Shqipëria Live", partneri i ish-missit tha se është kthyer për t'i kushtuar kohë familjes së tij dhe se pandemia e Covid-19 ka ndikuar në vendimin e tij.
"Pas vdekjes së babait tim në janar, kuptova që shumë gjëra janë duke në botë dhe me këtë çmendurinë e pandemisë, unë pashë shumë mundësi dhe folëm me Eglën."- u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Harxhi tha se pavarësisht kohës që nuk kishin folur me njëri tjetrin, ata janë gjithnjë në kontakt në një mënyrë a një tjetër, thjesht njerëzit nuk i kuptojnë.
"Çdo gjë ka një limit. Rrugëtimi ynë ka qenë kompleks dhe gjithë këto prova që kemi kaluar, mendoj që vjen një moment kur e kupton se duhet të ishin kaluar më mirë tani këto gjëra, se më vonë. Një nga gjërat që na ka bashkuar që prej fillimit, është fakti që asnjëri nuk beson tek kjo botë fallso. Mund të duket shaka, por për ne është serioze."
Arsyeja e ndarjes? Sipas Eglës, kishte njerëz (përfshi këtu rrethin shoqëror) që nuk donin t'i shihnin bashkë! Siç thanë të dy, "e shkuara është e shkuar dhe tani gjithçka është hedhur pas krahve"!
- Ish-partneri akuzon Egla Harxhin: 'Ajo më shantazhonte, ka rrëmbyer djalin tonë!'
- Pas lidhjes treshe dhe lindjes së djalit, Egla Harxhi konfirmon ndarjen nga Alexandre de Basseville
- Egla Harxhi la Parisin për ta bërë Libofshën si Ibiza: ‘Po na ndihmojnë miq miliarderë’
- Egla Harxhi: ‘Partneri nuk jeton me mua dhe djalin tonë’!