Tani më shumë se asnjëherë tjetër, njerëzit po punojnë nga shtëpia. Një lap top, pizhame dhe patjetër një kafe ngjitur me krevatin. Hmm,po sa produktivë mendoni se jeni kështu?
Gjëja e parë që duhet të bëni është të hiqni pizhamet dhe të vishni rroba të tjera. Pastaj hidhini sytë nga "zyra" juaj e shtëpisë. A është këndi i duhur? A mund të përmirësosh diçka që orët e punës nga shtëpia të jenë edhe më të këndshme?!
Nuk ka rëndësë sa e madhe është shtëpia juaj, një kënd i vockël i dekoruar bukur është gjithmonë i arritshëm.
E përbashkëta e këtyre fotove? Gjelbërimi!
Një vazo me lule, apo qoftë edhe një kaktus i thjeshtë do t'jua bëjë vendin ku punoni më interesant.
Të punoni ndërkohë që shihni përtej xhamit. Një kënd i sajuar në ballkon, apo në oborrin e shtëpisë do të ishte perfekte. Më shumë se punë do t'ju dukej argëtim dhe karantina më pak stresuese.
Fuqia është tek detajet. Frymëzohuni!