Metropolitan

Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për vaksinën

Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për

Sipas shkencëtarëve që po studiojnë imtësisht kodin gjenetik të patogjenit të ri, koronavirusi nuk po pëson mutacione domethënëse teksa qarkullon nga njeriu në njeri. Ky stabilitet relativ nënkupton se ka pak gjasa që virusi të bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm teksa përhapet dhe është një lajm i mirë për shkencëtarët që synojnë të krijojnë një vaksinë me efekte jetëgjata.

Të gjithë viruset evoluojnë me kalimin e kohës, akumulojnë mutacione teksa riprodhohen brenda qelizave të një njeriu të vetëm dhe më pas përhapen në shumicën e popullatës. Disa nga këto mutacione i mbijetojnë përzgjedhjes natyrore. Koronavirusi i ri duket njësoj kudo, thonë shkencëtarët, dhe nuk ka prova se disa versione janë më vdekjeprurëse se të tjerët.

Shkencëtarët po studiojnë më shumë se 1000 mostra të virusit, informoi The Washington Post Peter Thielen, gjeneticist molekular në Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory që po studion virusin.

Versioni i virusit që u përhap në Ëuhan dhe versioni që u përhap në Shtetet e Bashkuara kanë katër deri në dhjetë dallime gjenetike, tha ai.

“Bëhet fjalë për një numër relativisht të vogël mutacionesh në një virus që ka prekur një numër të madh njerëzish,” tha Thielen. “Në momentin që flasim, norma e mutacionit të virusit nënkupton se vaksina që do të zhvillohet për SARS-CoV-2 (virusi që shkakon Covid-19) do të jetë e vetme dhe do të ofrojë mbrojtje afatgjatë.”

Momentalisht, po zhvillohen një sërë vaksinash për Covid-19, por sipas ekspertëve duhen të paktën 12-18 muaj para se të përdoren gjerësisht.

Burimi: The Washington Post

REELS

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

The virus does not mutate and this is good news for the vaccine

Virusi nuk pëson mutacione dhe ky është lajm i mirë për

According to scientists who are closely studying the genetic code of the new pathogen, coronavirus is not undergoing significant mutations as it circulates from person to person. This relative stability implies that the virus is unlikely to become more dangerous or less dangerous as it spreads and is good news for scientists aiming to create a long-lasting vaccine.

All viruses evolve over time, accumulate mutations as they reproduce within a single human cell, and then spread to the majority of the population. Some of these mutations survive natural selection. The new coronavirus looks the same everywhere, scientists say, and there is no evidence that some versions are more deadly than others.

Scientists are studying more than 1,000 samples of the virus, informed The Washington Post's Peter Thielen, a molecular geneticist at Johns Hopkins University Applied Physics Laboratory studying the virus.

The version of the virus that spread to Wuhan and the version that spread to the United States have four to ten genetic differences, he said.

"It's about a relatively small number of mutations in a virus that has affected a large number of people," Thielen said. "At the moment we are talking about, the mutation rate of the virus means that the vaccine that will be developed for SARS-CoV-2 (the virus that causes Covid-19) will be single and provide long-term protection."

At present, a series of vaccines are being developed for Covid-19, but according to experts it takes at least 12-18 months before being widely used.

Source: The Washington Post