Anabelizim

Mamit tim, në ditë karantine si këto

Mamit tim, në ditë karantine si këto
Fotoja, përzgjedhje rastësore: Dua Lipa e vogël me të ëmën, Anesën.

“Hey mam, sot është Dita Ndërkombëtare e Mamit. Ti me siguri nuk e di, sepse ne shqiptarët jemi mësuar që 8 Marsin ta kemi edhe Festën e Nënës. Por ç’rëndësi ka kjo në fund të fundit; as unë nuk e dija, sot e mësova dhe ndjeva dëshirën të shkruaj për ty, pasi nuk kam mundësinë të të përqafoj.

Pak ditë më parë festova ditëlindjen. Ti nuk ishe. E kujtoj dhe qaj sa herë mendoj telefonatën tënde në orën 06:30 të mëngjesit – gjithmonë në atë orar mam, si nuk harrove kurrë – sepse atëherë kam lindur unë. Përherë kështu ke bërë, edhe pse babi më zgjonte në mesnatë për të më uruar ditëlindjen, ti flije. Ose bëje sikur flije. Këtë herë ishte ndryshe. Më telefonove dhe fole shkurt. Fjalë të ngrohta, por shkurt.

I ndjeja lotët e tu përtej ekranit mam. E kuptova që nuk ishte e lehtë të mos më sillje tortën. Të mos më përqafoje si gjithmonë. Të mos më filmoje teksa hapja dhuratën e përvitshme: Një libër. Ti e di çfarë dua, nuk ma vështirëson kurrë.

Momentalisht ju jeni 2 orë larg nga kryeqyteti dhe unë s’ju takoj dot. Për shkak të punës, kam dalë disa herë nga shtëpia dhe nuk e di sa e rrezikshme jam për ju. Po sikur të jem e prekur. Po sikur të mos kem simptoma? Po sikur t’ju infektoj? Jeni të shëndetshëm, gjithmonë keni qenë, por mosha nuk është në favorin tuaj. Ndaj më duhet të qëndroj e vetme, larg jush.

Sot, në Ditën e Mamit, ndjeva dëshirën të të shkruaj. Sigurisht që ti nuk do ta lexosh kurrë këtë, sepse e di që do të qash pafund. Do të heqësh syzet dhe do të fshish lotët, siç bën gjithnjë kur të dhurojmë lule dhe lexon një pusullë të thjeshtë. Ti e di që nuk t’i shoh dot lotët, aq më tepër në ditë karantine si këto, kur nuk mund të të përqafoj dhe të them “të lutem pusho, edhe nga kaq pakogjë prekesh?”.

Do të doja të shkruaja pafund këshilla se ç’mund të bëni me mamin ju që e keni afër ose që ju sheh nga atje lart, por jo nuk do e bëj. Pavarësisht çdo gjëje, të gjithë kemi një lidhje të veçantë me nënën. Sipas mënyrës sonë, nuk ka mirë ose keq. Të paktën unë kështu mendoj.

Në ditë karantine si këto, mua më ngelet vetëm të numëroj ditën derisa t’ju takoj. Deri atëherë, shoh çdo ditë për ndonjë librari hapur për të plotësuar kërkesën tënde ditën e ditëlindjes sime. “Të lutem, bli një libër nga unë,” më the. Patjetër mam.

P.S Të dua edhe ty babi, por s’është festa jote sot. Mos vidh vëmendje.” – shkruar nga një vajzë anonime për Revista Anabel, Facebook.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

My mom, on quarantine days like these

Mamit tim, në ditë karantine si këto
Photo, random selection: I love Little Lipa with her mother, Anesa.

“Hey mam, today is International Mum Day. You certainly don't know, because we Albanians are used to having Mother's Day on March 8th. But how important is this ultimately? I didn't know either, today I learned it and felt the urge to write about you, as I have no opportunity to embrace you.

A few days ago I celebrated my birthday. You werent. I remember and cry every time I think of your call at 06:30 in the morning - always at that mom time, as you never forgot - because then I was born. You always did, even though Dad woke me up at midnight to wish me a birthday, you slept. Or pretend to sleep. This time it was different. You called me and spoke briefly. Warm words, but short.

I felt your tears beyond my mom's screen. I realized that it was not easy to not bring my cake. Don't embrace me as always. Don't film me as I open the annual gift: A book. You know what I want, it never hurts.

You are currently 2 hours away from the capital and I cannot meet you. Because of work, I have come out of the house several times and do not know how dangerous I am to you. What if I am affected. What if I have no symptoms? What if I infect you? You are healthy, you always have been, but age is not in your favor. So I have to stay alone, away from you.

Today, on Mom's Day, I felt the urge to write to you. Of course you will never read this, because I know you will cry endlessly. You will take off your glasses and wipe away your tears, as you always do when you give flowers and read a simple note. You know I can't see the tears, all the more in quarantine days like these, when I can't hug you and say "please rest, even touch so much?"

I would love to write endless tips on what you can do with Mom who is close to you or who sees you from above, but I will not. Despite everything, we all have a special bond with the mother. In our own way, there is no good or bad. At least I think so.

On quarantine days like these, I only have to count the day until I meet you. Until then, I look every day at a bookstore to meet your birthday request. "Please buy a book from me," you said to me. Definitely Mom.

PS I love you dad too, but it's not your holiday today. Don't pay attention. ” - I write from an anonymous girl for Anabel Magazine, Facebook.