Hostel by Anabel

Rikthehet Hostel by Anabel: Ç'do të ndodhë në episodin e parë të 'Si n'jetë'?

Shkruar nga Anabel

21 Mars 2020

Rikthehet Hostel by Anabel: Ç'do të ndodhë në

Më në fund një lajm i mirë! Premiera e sezonit të tretë të "Hostel by Anabel", "Si n'jetë" doli! Pak më herët, në llogarinë e Instagram-it të Anabel_Media u publikua një përmbledhje e shkurtër e asaj çfarë do të ndodhë në episodin e parë të këtij sezoni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on

Të hënën, më 23 mars bëhuni gati të shihni një Hostel krejt ndryshe nga çfarë keni parë deri më tani. Megi, Dea, Viola, Alberta dhe Ana vijnë njësoj "Si n'jetë" me të papritura, intriga, aventura dhe shumë surpriza. Nga çfarë duket në video aventura nis një qytet të Shqipërisë dhe pastaj...kudo tjetër!!

Gjëra që ndodhin nga përditshmëria e tyre, vijnë në një reality show krejt origjinal, që mund ta kuptoni dhe përjetoni vetëm duke e parë të hënën, ora 21:00 në kanalin e YouTube-it, Anabel Entertainment!