Shkencë

S’e kanë fajin lakuriqët e natës, e kanë njerëzit

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2020

S’e kanë fajin lakuriqët e natës, e kanë njerëzit

Të tërhequr, të frikshëm dhe të shumtë – lakuriqët e natës janë një burim i mundshëm i koronavirusit. Sidoqoftë, shkencëtarët mendojnë se kanë ata fajin për transmetimin e sëmundjes që po na ndryshon përditshmërinë – fajin e kanë njerëzit.

Zoologët dhe ekspertët e sëmundjeve thanë për CNN se ndryshimet në sjelljen njerëzore – shkatërrimi i habitateve natyrore dhe transporti më i shpejtë në tokë – kanë mundësuar që sëmundjet që dikur ishin të largëta dhe të paarritshme, të gjejnë rrugën drejt njerëzimit.

Shkencëtarët nuk e dinë ende me siguri nga origjinoi virusi dhe e vetmja mënyrë për ta marrë vesh është izolimi i virusit të gjallë në specien e dyshuar, që është punë e vështirë.

Por viruse tejet të ngjashme me atë që shkakton Covid-19 janë parë në lakuriqët e natës kinezë. Ky përkim ka ngritur pyetjen si kaluan këto sëmundje nga lakuriqët e natës – që rrallë preken nga njerëzit – në gjithë botën. Për të marrë një përgjigje duhet të mendojmë për mënyrën si e trajtojmë planetin.

Lakuriqët e natës janë të vetmit gjitarë fluturues, që i lejon të shpërndahen në turmë nga njëri komunitet në hapësira të mëdha, thoën shkencëtarët. Kjo do të thotë se mund të strehojnë në trup një numër të madh patogjenësh ose sëmundjesh. Fluturimi kërkon nivele të larta energjie për lakuriqët e natës që ka shkaktuar specializimin e sistemeve të tyre imunitare.

S’e kanë fajin lakuriqët e natës, e kanë njerëzit

“Kur fluturojnë, kanë një temperaturë trupi që i përngjan një etheje,” tha Andrw Cunningham, profesor i epidemiologjisë te kafshët e egra në Zoological Socety of London. “Ndodh të paktën dy herë në ditë. Kur dalin nga streha për t’u ushqyer dhe kur kthehen. Patogjenët që kanë evoluar në lakuriqët e natës janë mësuar të durojnë këto ndryshime të temperaturës së trupit.”

Cunningham thotë se kjo kthehet në problem kur sëmundja kalon në një tjetër specie. Te njerëzit për shembull, temperatura e lartë është mekanizmi që ka trupi për të vrarë viruset. Një virus që vjen nga lakuriqët e natës nuk ndikohet nga temperatura e lartë te njeriu, paralajmëroi ai.

Por pse transmetohet sëmundja në rradhë të parë? Përgjigjja është e thjeshtë, tha Cunningham, dhe përfshin një fazë aliene me të cilën duhet të mësohemi pasi na ka ndryshuar jetët – përhpaja ose transmetimi zoonotik.

“Fajin për përhapjen zoonotike nga lakuriqët e natës apo nga kafshë të tjerë ta egra te njerëzit e kanë gjithmonë njerëzit,” tha Cunningham. “Gjithë këtë po e shkaktojnë aktivitetet njerëzore.

Kur një lakuriq nate është i stresuar – nga gjuetia apo nga shkatërrimi i habitatit prej çpyllëzimit – sistemi i tij imunitar sfidohet dhe e ka më të vështirë të përballet me patogjenët që dikur s’e mundonin fare. “Mendojmë se stresi ndikon te lakuriqët e natës  njësoj si ndikon te njerëzit,” tha Cunningham.

“Infeksionet shtohen dhe eksretohen. E zëmë se një njeri ka virusin Herpes Simplex dhe i del një herpes në buzë. Kjo është mënyra si virusi manifeston veten. E njëjta gjë ndodh dhe te lakuriqët e natës.”

Në epiqendrën e virusit – tregu i gjësë së gjallë në Wuhan, Kinë – ku kafshë të egra dhe shtëpiake mbaheshin dhe shiteshin bashkë, mund të miksohen një numër i frikshëm virusesh.

“Nëse dërgohen ose mbahen nëpër këto tregje, shumë pranë kafshëve të tjera apo njerëzve,” tha Cunningham, “me shumë gjasa një sërë virusesh manifestohen.” Edhe kafshët e tjera janë më të cënueshme nga viruset dhe infeksionet kur janë të stresuara.

“Ne po shtojmë transportin e kafshëve – për mjekësi, për t’i mbajtur në shtëpi, për t’i ngrënë – në nivele që s’janë regjistruar më parë,” tha Kate Jones, kreu i ekologjisë dhe biodiversitetit në University College London.

“Po shkatërrojmë habitate dhe po i shndërrojmë në zona të populluara nga njerëzit. Kafshët po miksohen në mënyra të çuditshme si kurrë më parë. Në një treg të gjësë së gjallë, gjen shumë kafshë në kafaze sipër njëri-tjetrit.”

Cunningam dhe Jones ia veshin meritat vetëm një faktori për rastet e rralla kur përhapja zoonotike kthehet në pandemi botërore brenda pak javësh. “Historikisht kanë kaluar sëmundje nga kafshët te njerëzit, por ai person i infektuar do të vdiste ose shërohej para se të binte në kontakt me mijëra njerëz në një qytet të populluar,” tha Cunningham.

“Sot, me transportin që na është mundësuar mund të jesh në Afrikën qëndore në drekë dhe në Londër në darkë.”

Jones ra dakord. “Çdo transmetim përkeqësohet nga fakti që ka kaq shumë njerëz dhe kemi transport të zhvilluar.”

Ata thonë se njerëzimi duhet të nxërë dy mësime.

Së pari, fajin s’e kanë lakuriqët e natës, por mund të na japin një zgjidhje. “Është shumë e thjeshtë t’i vësh gishtin specieve nga origjinoi virusi,” tha Cunningham.

“Por në fakt, mënyra si ne ndërveprojmë me to ka shaktuar përhapjen e patogjenit deri në nivelin pandemik.” Ai shtoi se sistemet e tyre imunitare nuk njihen mirë dhe mund të ofrojnë informacion të vyer. “Duke kuptuar si lakuriqët e natës përballojnë këto viruse, mund të kuptojmë si t’i luftojmë dhe ne.”

Si përfundim, koronaviruset nuk do të zhduken papritur për sa kohë njerëit shtohen dhe përhapen në zona që s’i kishin prekur më parë. Cunningham dhe Jones mendojnë se ndryshimi i sjelljes njerëzore do të ishte më e thjeshtë se zhvillimi i një vaksime për çdo virus të ri.

Koronavirusi është shenja e parë se dëmet mjedisore vrasin edhe njerëzit. Dhe mund të ndodhë sërish, për të njëjtat arsye.

“Ka dhjetëra mijëra viruse që presin të zbulohen,” tha Cunningham. “Duhet të kuptojmë ku ndodhin më së shumti përhapjet zoonotike dhe të ndalojmë aktivitetin në ato zona. Kjo është mënyra më efektive për të mbrojtur njerëzit.”

Dëmi që i shkaktojmë planetit na dëmton ne menjëherë dhe ndoshta më rëndë.

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI