Teka restorantet, dyqanet, linjat ajrore dhe fabrikat mbyllen në gjithë botën, nga New York në Paris dhe Madrid, ekonomistët kanë nisur të paralajmërojnë mbërritjen e një recensioni ekonomik. S’kanë pse paralajmërojnë më. Është mes nesh.
Të dhënat ekonomike publikuar nga Kina këtë të hënë demonstruan rrënimin e ekonomisë nga përhapja e koronavirusit gjatë janarit dhe shkurtit. Ekonomia e dytë më e fuqishme në botë nuk ka për ta marrë veten tani afër.
Duke qenë se qeveritë dhe bankat qendrore në Europë dhe Amerikën e Veriut po marrin masa drastike për të mbajtur pandeminë nën kontroll, tregjet financiare janë gjithnjë në rënie, një numër i madh ekspertësh thonë se jemi në fillim të një krize globale.
“Dhjetë ditë më parë ishte e paqartë në ekonomia botërore do të kalonte në recension – dhjetë ditë më vonë s’ka pikë dyshimi që kështu do të ndodhë,” tha për CNN Business David Wilcox, ish kreu i studimit dhe statistikave në Federal Reserve Board.
Javën e kaluar jeta e përditshme ndryshoi rrënjësisht. Janë regjistruar rreth 175 mijë raste me koronavirus globalisht, shtetet kanë limituar qarkullimin dhe kanë mbyllur hapësirat publike. Këto vendime do të kenë pasoja të rënda në ekonomi, siç po e dëshmon Kina.
Ndalimi i aktivitetit ndikoi çdo sektor të ekonomisë kineze gjatë dy muajve të parë të vitit. Shitjet me pakicë ranë me 20.5% gjatë janarit dhe shkurtit në krahasim me një vit më parë, prodhimi industrial ra me 13.5% dhe investimi i aseteve fikse ra me 25%. Rënia në prodhimin industrial ishte më drastikja e përllogaritur ndonjëherë.
“Tani po shohim ndikimin e shtetrrethimit në Kinë,” tha Ben May, drejtor i kërkimit global makro në Oxford Economics. Rrethanat mund të ndryshojnë nga shteti në shtet, vijoi ai, por “pasojat do t’i vuajë më së shumti rritja ekonomike.”
Teksa Kina po përpiqet të rimarrë veten, situata në Europë dhe Shtetet e Bashkuara po përkeqësohet me shpejtësi. Italia, tani epiqendra e pandemistë, ka më shumë se 24 mijë të infektuar. Spanja ka të paktën 9 mijë dhe Shtetet e Bashkuara kanë raportuar më shumë se 4 mijë.
Të dielën, Goldman Sachs ndryshoi parashikimin për GDP e Shteteve të Bashkuara si pasojë e shkurtimit të shpenzimit, problemeve në zinxhirin prodhues dhe ndikimin e karantinave lokale. Banka e investimeve mendon se ekonomia amerikane do të bjerë me 5% nga prilli në qershor pas një rritjeje prej 0% nga janari në mars. Rritja ekonomike për gjithë vitin parashikohet të jetë 0.4% nga 1.2% që ishte më parë.
“Shtetrrethimet dhe paniku për virusin do të shkaktojnë dëme të qenësishme në aktivitetin ekonomik nga marsi deri në prill,” u tha klientëve ekonomistja Jan Hatzius.
Ekonomistët në ING thanë se presin që ekonomia amerikane të pësojë një rënie prej 8% në tremujorin e dytë, porsi ndodhi gjatë krizës financiare të vitit 2008. Recensioni përkufizohet si rënie në GDP për dy tremujorë të njëpasnjëshëm, çka parashikohet të paktën për Shtetet e Bashkuara.
Burimi: CNN