Studimet e reja në shumë vende të botës dhe përhapja e shpejtë e koronavirusit në Massachusetts, ka bërë që zyrtarët amerikanë të ngrenë pyetje të reja në lidhje me mënyrën si ky virus përhapet.
Këta ekspertë thonë se virusi po përhapet kryesisht nga njerëz që kanë treguar simptoma, si temperatura, kolla apo vështirësia në frymëmarrje. Nëse kjo është e vërtet, kemi të bëjmë me një lajm të mirë sepse identifikimi dhe më pas izolimi i tyre bën të mundur ndalimin e përhapjes.
Një tjetër studim, thotë se rreziku më i madh vjen nga ata njerëz që kanë virusin, por nuk shfaqin simptoma, pasi shndërrohen në vatra të shumta infeksioni.
Gjithsesi, ekspertët thonë se transmetimi asimptomatik mund të ndodhë, por ky nuk është faktori më i rëndësishëm në përhapjen e virusin. Fokusi kryesor duhet të vijojë të jetë tek njerëzit që shfaqin simptoma.
Disa ekspertë, të intervistuar nga CNN thanë se është ende e paqartë sa përqind e përhapjes së virusit vjen nga njerëzit që shfaqin simptoma dhe sa vjen nga ata që nuk kanë simptoma, por çfarë po kuptohet ditë pas dite është se njerëzit që nuk shfaqin simptoma janë përgjegjës për përhapje më të madhe nga sa kemi menduar.
Burimi:CNN