Lifestyle

Si t'u flisni fëmijëve për koronavirusin

Si t'u flisni fëmijëve për koronavirusin

Pjesa më e madhe e botës po përballet me çështjen më tensionuese të momentit, koronavirusin. Njerëzit janë në ankth dhe presin moment nga çasti në çast informacione të reja në lidhje me këtë pandemi të panjohur, por një tjetër detyrë që na ngarkohet është të kujdesemi për fëmijët gjatë këtyre ditëve delikate. Si duhet t'i flisni atyre për koronavirusin? A ka një mënyrë më të mirë për t'ua shpjeguar?

T'u flasësh fëmijëve për një situatë si kjo, duket e vështirë, por në një moment a tjetrin biseda është e pashmangshme. 

Psikologët thonë se çdo familje duhet të ketë një mënyrë unike për t'i folur fëmijëve rreth koronavirusit, bazuar kjo në rrethanat në të cilat ndodhen. 

"Jo çdo fëmijë po rritet në një shtëpi ku gjërat deri tani janë normale. Nëse ata kanë patur një prind, të afërm apo gjysh që ka ndërruar jetë, e gjithë kjo mund t'i shkaktojë një ankth edhe më të madh krahasuar me dikë që s'ka përjetuar diçka si kjo. Fëmijët do të dëgjojnë gjëra, do të nisin të mendojnë dhe do të shqetësohen në mënyrën e tyre."

Këshilla e parë për prindërit është t'i pyesin të vegjëlit se si ndihen. Nëse janë të shqetësuar për këtë virus dhe çfarë kanë dëgjuar të thuhet rreth tij. 

Mungesa e një bisede të tillë gjatë kësaj kohe, do t'i bëjë më shumë dëm të vegjëlve, pasi në këto çaste empatia është shumë e rëndësishme. Kjo është koha për t'i treguar fëmijëve se është normale të ndihen paksa të shqetësuar për shkak të frikës nga e panjohura. 

Mund të nisni t'ja shpjegoni situatën me fakte dhe madje t'i thoni se mosha e tyre është më pak e prekura nga koronavirusi dhe se për ta nuk përbën asnjë lloj rreziku.

Nëse ata janë paksa më të rritur dhe kuptojnë, mund t'ja shpjegoni duke i thënë kështu: "Kjo është diçka që do ta marrin  shumë njerëz, por ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të mbrojtur veten. Shumica e njerëzve që janë infektuar, janë shëruar pas disa ditësh."

Nëse e sheh që fëmija yt është i shqetësuar dhe nis të bëj pyetje, shfrytëzojeni këtë moment për t'ja sqaruar. 

Tregojini pse është më mirë të qëndroni  në shtëpi dhe përqëndrohuni tek përgjigjet e tyre. Mos harroni t'i thoni se në fund çdo gjë do të shkojë mirë, por kjo ndodh nëse njerëzit tregohen të kujdesshëm duke larë duart apo duke ndjekur çdo këshillë  tjetër.

Burimi: Yahoo

REELS

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

How to talk to children about coronavirus

Si t'u flisni fëmijëve për koronavirusin

Much of the world is facing the most pressing issue of the moment, coronavirus. People are anxious and awaiting moment by moment new information about this unknown pandemic, but another task entrusted to us is to care for children during these delicate days. How should you talk to them about coronavirus? Is there a better way to explain it to you?

Talking to a child about a situation like this seems difficult, but at one point or another the conversation is inevitable.

Psychologists say that every family should have a unique way of telling children about coronavirus, based on their circumstances.

"Not every child is growing up in a home where things are normal by now. If they have had a parent, relative or grandfather who has passed away, all this can cause them even more anxiety than anyone never experienced anything like this. Kids will hear things, start thinking and worrying in their own way. "

The first advice for parents is to ask toddlers how they feel. If they are worried about this virus and what they have heard about it.

Lack of such a conversation during this time will do more harm to the little ones, as in these moments empathy is very important. This is the time to tell children that it is normal to feel a little anxious for fear of the unknown.

You can begin to explain the situation with facts and even tell them that their age is less affected by coronavirus and that there is no risk to them.

If they are a little older and understand, you can explain it by saying, "This is something that a lot of people will take, but there are many things we can do to protect ourselves. Most people who are infected , have recovered after a few days. "

If you find your child anxious and start asking questions, take this moment to explain.

Tell them why it is best to stay at home and focus on their answers. Remember to say that everything will go well in the end, but this is if people are careful about washing their hands or following any other advice.

Source: Yahoo