Showbiz

Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë: ‘Karantina ime zgjati 6 muaj’

Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë:

Në një postim në Instagram, Aurela Gaçe shkoi pas në kohë duke u ndalur te shtatzënia e dytë, e cila siç mund ta lexoni në vijim, qe një periudhë tepër e vështirë shëndetësore. Që në fillim të shtatzënisë, mjekët i thanë se duhet të qëndronte vetëm shtrirë. Në mbishkrimin e fotos, këngëtarja ndalet te vështirësitë me të cilat u përball, qoftë nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo emocionale. Aurela shtoi gjithashtu se ndryshe nga pjesa më e madhe, ajo nuk e ka fatin të qëndrojnë pranë vajzave, Grace dhe Abigail, sepse ndodhet në vetë-izolim duke qenë se ka udhëtuar jashtë.

Shkrimi i plotë:

“Pas në kohë, nuk kam publikuar asnjëherë foto nga ‘ditët e karantinës sime’ që zgjati gjashtë muaj e gjysmë, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë. Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e nëntë. Periudha me vigona nëpër duar ishte gjashtë javore e sigurisht as ulur nuk mund të qëndroja…por periudha përpara ishte akoma më e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë.

Mendojeni pak, jo një ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose padashje ti mund të godasësh barkun nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllain. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm katër vjeç. Më puthte mua dhe barkun, paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës e unë s’mundesha të isha me të as për ta përcjellë te dera e as ta puthja e përqafoja për javë të tëra, ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjatë gjithë kohës.

Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm përdy muaj e pak që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni në spital. Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë ‘karantinim’ ishte vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, të kërceni etj., etj., etj., por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të jetës.

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe dhjetë ditë pasi jemi vetë-izoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Pranda durim o miq, në emër të jetës!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

REELS

Na lërni të jetojmë!!!!!

Oferta gjatë gjithë muajit! Tetori Rozë me @royalbeautytirana 🎀

@denise.alexe 😂😂😂

Miss Kosova dhe ‘her attitude’ bëhen virale kudo në TikTok 💋

@amucaj

Keni kaluar nga @toptanishoppingcenter toptanishoppingcenter këtë fundjavë? Çdo ngjarje e vogel, për një kauzë kaq të rëndësishme lë shenjën e saj! Mos harroni: Asnjë problem s’ka më shumë rëndësi se shëndeti juaj!💕

S’do bëj kurrë dasmë!

Për interpretimin e saj në filmin Anatomy of a Fall, Sandra Hüller u bë aktorja e tretë gjermane e nominuar ndonjëherë për çmimin Oscar si Aktorja më e Mirë.

E lexuat dhe ju atë që lexuam ne?! 😳 Nëse taksia vonon më shumë se 10 minuta… udhëtimi është FALAS! 🚕🔥 Vetëm te @speedtaxi24h ndodh kjo!

😂😂

Aurela Gace recounts the difficult period: 'My quarantine lasted 6 months'

Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë:

In an Instagram post, Aurela Gace went back in time, focusing on her second pregnancy, which as you can read below, was a very difficult period. From the beginning of her pregnancy, doctors told her that she should only lie down. In the photo inscription, the singer dwells on the difficulties she faced, both physically and emotionally. Aurela also added that unlike for the most part, she is unlucky to stay with the girls, Grace and Abigail, because she is in self-isolation because she has traveled abroad.

Full Writing:

“In time, I never published photos of my 'quarantine days' that lasted six and a half months while I was expecting my second daughter. The first photo is of the time I was counting down the last few weeks as we worked with the doctors to get to the ninth month. The wristwatch period was six weeks and I certainly couldn't stand it ... but the period ahead was even harder. The doctors ordered me to stay in bed absolutely since we discovered the pregnancy.

Think about it a little, not a day, not a week, not a month. I didn't know how long the danger could go on, so I was indebted to the health and life of that creature growing inside me. The big girl, Grace, wanted to sleep with me, take her in her arms, play as we were used to doing every day. I certainly couldn't and would talk to her and tell her that if Mom raises her arms, or you can unwittingly hit her belly if she sleeps with Mom, then we will hurt our sister or brother. She tried to understand, even though she was only four years old. He kissed me and my belly, though he did not see it, knew that a new life was coming. It was a very difficult period for all of us.

In the second photo, it was the moment she would go with her grandmother to the beach in the summer weeks and I couldn't be with her either to escort her to the door nor to kiss and hug her for weeks while Mom my was at my service all the time.

During the time of danger, I only managed to get up and get active every couple of months, then as you can see in the hospital. At the time, I was not posting or showing these things. Did I get bored? Did I cry? Of course yes, but the reason I was going through this 'quarantine' was just for the new life coming into our family. You can play indoors today, cook, dance, etc., etc., but there are women who haven't been able to do any of these for 9 months in the name of life.

And as you continue to embrace the kids, I, my whole group, can't even get close to our kids, even ten days after we self-isolated because we were on the trip. Patience, friends, in the name of life! ”

View this post on Instagram

A post shared by myself love alive (@aurelagaceofficial) on