Pavarësisht shpresës se ditë të tilla do të marrin fund shpejt, njeriu përgatitet për skenarin më të keq. Nëse ditët e vetë-izolimit zgjasin, shtëpia duhet të jetë e pajisur me rezerva. Edhe pse marketet apo furrat e bukës do të jenë gjithnjë të hapura, s'është keq që njerëzit të jenë të përgatitur. Përveç çokollateve dhe gjërave të tjera të mira që s'i harrojmë kurrë, kujtoni blerjet në vijim.
1. Mish, fruta, perime
Duhet ta keni vënë re që qëndrimi i gjatë në shtëpi na bën gjithnjë e më të uritur e me sytë nga frigoriferi. Koha s'kalon pa fruta apo një sallatë të mirë me perime.
2. Pijet
Kafet janë gjëja që kërkohet më shumë në ditë si këto. Mos dilni dhe të kërkoni rrugëve për dikë që bën kafe të gatshme. Blini mjaftueshëm për pak javë dhe përgatiteni në shtëpi. Çaji është një tjetër element shumë i rëndësishëm që duhet konsumuar se s'bën. Sigurohuni gjithashtu që shtëpia të ketë verë. Netët e karantinës janë kaq të gjata!
3. Sapunë dhe mjete të tjera higjenizuese
Duke marrë parasysh që secili nga pjestarët e familjes i lan duart çdo 5 minuta, sapuni ikën sa hap e mbyll sytë, por s'duhet të harroni kurrsesi ta furnizoni tualetin me ca pako të mira. Antibakterialët janë një tjetër alternativë nëse ndodheni jashtë, por asgjë s'e zëvendëson efektin e sapunit.
4. Barna
Nëse shkoni në farmaci mos harroni të merrni barnat që ju duhen ju ose një anëtari në familjen tuaj. Aparate tensioni, fisha për diabetin dhe gjithçka tjetër.
5. Nëse keni një bebe, furnizojeni me çfarë i duhet
Pelena, termometër, qumësht apo ushqimin e tij të përhershëm. Merrni më shumë se zakonisht, që të ndiheni të sigurtë.
6. Wifi
Këtë s'e gjeni në supermarket, por sigurohuni ta paguani sepse në të kundërt ju pret një sfidë e vërtetë nervash pa internet. Kush s'ka bërë ofertën, të nxitojëë!
7. Lojëra !
Blini ndonjë palë letra, Mos u Nxeh, shah apo domino. Në shtëpi, me një metër largësi mund të sfidoni njëri tjetrin dhe gjithashtu të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë këtyre ditëve kaq të ngarkuara për botën.