Lifestyle

Lista e pazareve: Çfarë duhet të keni në shtëpi gjatë këtyre ditëve

Lista e pazareve: Çfarë duhet të keni në shtëpi

Pavarësisht shpresës se ditë të tilla do të marrin fund shpejt, njeriu përgatitet për skenarin më të keq. Nëse ditët e vetë-izolimit zgjasin, shtëpia duhet të jetë e pajisur me rezerva. Edhe pse marketet apo furrat e bukës do të jenë gjithnjë të hapura, s'është keq që njerëzit të jenë të përgatitur. Përveç çokollateve dhe gjërave të tjera të mira që s'i harrojmë kurrë, kujtoni blerjet në vijim.

1. Mish, fruta, perime

Duhet ta keni vënë re që qëndrimi i gjatë në shtëpi na bën gjithnjë e më të uritur e me sytë nga frigoriferi. Koha s'kalon pa fruta apo një sallatë të mirë me perime. 

2. Pijet

Kafet janë gjëja që kërkohet më shumë në ditë si këto. Mos dilni dhe të kërkoni rrugëve për dikë që bën kafe të gatshme. Blini mjaftueshëm për pak javë dhe përgatiteni në shtëpi. Çaji është një tjetër element shumë i rëndësishëm që duhet konsumuar se s'bën.  Sigurohuni gjithashtu që shtëpia të ketë verë. Netët e karantinës janë kaq të gjata!

3. Sapunë dhe mjete të tjera higjenizuese

Duke marrë parasysh që secili nga pjestarët e familjes i lan duart çdo 5 minuta, sapuni ikën sa hap e mbyll sytë, por s'duhet të harroni kurrsesi ta furnizoni tualetin me ca pako të mira. Antibakterialët janë një tjetër alternativë nëse ndodheni jashtë, por asgjë s'e zëvendëson efektin e sapunit.

4. Barna

Nëse shkoni në farmaci mos harroni të merrni barnat që ju duhen ju ose një anëtari në familjen tuaj. Aparate tensioni, fisha për diabetin dhe gjithçka tjetër.

5. Nëse keni një bebe, furnizojeni me çfarë i duhet

Pelena, termometër, qumësht apo ushqimin e tij të përhershëm. Merrni më shumë se zakonisht, që të ndiheni të sigurtë.

6. Wifi

Këtë s'e gjeni në supermarket, por sigurohuni ta paguani sepse në të kundërt ju pret një sfidë e vërtetë nervash pa internet. Kush s'ka bërë ofertën, të nxitojëë!

7. Lojëra !

Blini ndonjë palë letra, Mos u Nxeh, shah apo domino. Në shtëpi, me një metër largësi mund të sfidoni njëri tjetrin dhe gjithashtu të kujdeseni për shëndetin mendor gjatë këtyre ditëve kaq të ngarkuara për botën. 

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Shopping List: What to Have at Home These Days

Lista e pazareve: Çfarë duhet të keni në shtëpi

Despite the hope that such days will soon end, one prepares for the worst-case scenario. If the days of self-isolation last, the house should be stocked. Although markets or bakeries will always be open, it is not bad for people to be prepared. In addition to chocolates and other goodies we will never forget, remember the following purchases.

1. Meat, fruit, vegetables

You must have noticed that a long stay at home makes us increasingly hungry with our eyes on the fridge. Time does not pass without fruit or a good vegetable salad.

2. Drinks

Coffee is the most sought after thing like these. Don't go out and look for ways for someone to make ready-made coffee. Buy enough for a few weeks and prepare at home. Tea is another very important element that should be consumed. Also make sure the house has summer. Quarantine nights are so long!

3. Soaps and other hygiene products

Considering that each member of the family washes their hands every 5 minutes, the soap runs out of sight, but you should never forget to supply the toilet with some good packages. Antibacterials are another option if you are outdoors, but nothing replaces the soap effect.

4. Barna

If you go to the pharmacy do not forget to take the medicines you or a family member needs. Tension appliances, diabetes cartridges and everything else.

5. If you have a baby, supply her with what she needs

Diapers, thermometer, milk or its permanent food. Take longer than usual to feel safe.

6. Wifi

You won't find this in the supermarket, but be sure to pay it because otherwise a real nerve-wracking challenge awaits you. Who has not made the offer, hurry!

7. Games!

Buy any pair of cards, Don't Overheat, Chess or Dominoes. At home, a meter away you can challenge each other and also take care of mental health during these busy days for the world.