Një ditë pasi SHBA e shpalli emergjencë kombëtarë për shkak të frikës prej koronavirusit Metropolitan Opera (shtëpia e operas e ndodhur në Broadway, New York), gjeti një mënyrë tjetër që admiruesit e operas të mos i humbasin shfaqjet gjatë qëndrimit në shtëpi.
Duke filluar që nga dita e hënë (16 mars), The Met do të shfaqë onlinë çdo natë "Live in HD" shfaqje falas të cilat do të zgjasin përgjatë gjithë periudhës së karantinimit dhe deri më tani data e përcaktuar është 31 marsi.
Nëse në ditë të zakonshme biletat për të ndjekur shfaqet live variojnë nga 25 dollarë deri në 100, gjatë kësaj kohe njerëzit do të mund t'i shohin pa asnjë qindarkë teksa qëndrojnë të izoluar nga shtëpia.
Performancat e famshme do të nisin çdo natë në 19:30 dhe do të transmetohen online në faqen zyrtare të kompanisë në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi t'i ndjekin.
Deri më tani, Metropolitan Opera ka gati listën me shfaqet që do të transmetojë online për të paktën 1 javë.