News

Rregullat e reja të ndalimit të qarkullimit: Kush përjashtohet nga urdhri

Rregullat e reja të ndalimit të qarkullimit: Kush përjashtohet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në komunikimin e fundit për publikun shpjegoi urdhrin e ri në lidhje me parandalimin e qarkullimit të makinave për të frenuar përhapjen e koronavirusit. 

Manastirliu, deklaroi se nga ky urdhër përjashtohen vetëm personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhëri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që trasportojnë mallra kryhet sipas urdhëzimeve të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu përjashtohen të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale të shoqëruar nga vetëm një person."

Ky urdhër parashikon ndalimin dhe kufizimin e mjeteve të transportit si më poshtë:

1.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit.

2.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës.

3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresave të email-it: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected], listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i.

4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur.

5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit.

6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë këto kufizime me rigorozitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke kontribuuar të gjithë për sigurinë e jetës.

Ministrja kërkoi gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i kërkoi të zbatojnë me përpikmëri masat e marra.

REELS

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

New Traffic Prohibition Rules: Who is exempt from the order

Rregullat e reja të ndalimit të qarkullimit: Kush përjashtohet

Minister of Health and Social Welfare Ogerta Manastirliu in a recent communication to the public explained the new order regarding preventing the circulation of cars to curb the spread of coronavirus.

Monastirliu stated that this order excludes only health personnel and all persons with chronic illnesses who have planned treatment in hospitals.

“An exception to the rule set out in points 1 and 2 of this order is for auto ambulances, vehicles performing public service functions and those transporting goods. Authorization for the circulation of ambulances, vehicles carrying out state service functions and those transporting goods is carried out as directed by the State Police.

Also excludes all persons with chronic illnesses who have planned treatment in hospitals accompanied by only one person. "

This order provides for the prohibition and restriction of means of transport as follows:

1. Prohibition of the circulation of public and private means of transport, including private vehicles, within Tirana and Durres and from Tirana and Durres to other areas of the country and vice versa, starting at 06:00 on 13.03.2020 until 00:00 24:00 on 15.03.2020.

2. Prohibition of circulation of public and private transport vehicles, including private vehicles, in Shkodra, Lezha, Elbasan, Lushnje, Fier and Vlora starting from 06:00 on 13.03.2020 until 24:00 on 15.03 .2020.

The Minister also urged the cooperation of citizens and urged them to strictly implement the measures taken.