Health

Si duken simptomat e lehta të koronavirusit

Si duken simptomat e lehta të koronavirusit

Një refren që e kemi dëgjuar shpesh gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë diçka e tipit: 80% e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose mund të mos kenë simptoma fare. Natyrisht, mungesa e simptomave është ideale (nëse duhet të sëmuremi – dhe shanset janë të larta), por plot të rinj, të shëndetshëm janë ngushëlluar me etiketimin “të lehta.” Njerëzit më të mëdhenj në moshë dhe njerëzit me sëmundje kronike, s’e patën kurrë këtë privilegj. Të gjithë jemi ftohur, të gjithë kemi pasur grip; edhe pse s’është një përvojë e këndshme, e njohim situatën.

Por ndoshta e kemi keqkuptuar termin “të lehta” kur aplikohet për simptomat e koronavirusit, sipas Bruce Aylwrad, që udhëhoqi OBSH-në kur vizitoi Wuhan në fillimet e pandemisë. Aylward ka 30 vite përvojë në betejat kundër poliomelitit, Ebolës dhe emergjencave të tjera globale. Ai thotë se rastet e klasifikuara si të lehta në Kinë përfshijnë pacientët që kaluan në pneumoni dhe që patën nevojë për aparatura për të marrë frymë. Rastet që u etiketuan si “kritike” ishin pacientë me mushkëri ose më shumë organe jo funksionale.

Sigurisht, mund të ketë të infektuar me simptoma të lehta që nuk e identifikojnë veten ose nuk testohen. The Times raportoi se “Covid-19 është thuajse identik në simptoma me një ftohje ose një grip.” Sipas Sean Morrison, eskpert në gjeriatri në Mout Sinai Hospital, “të lehta” përdoret për simptomat e përballueshme për të cilat nuk nevojitet mendimi i një mjeku apo një vizitë. Por kjo mund të përfshijë njerëzit që kanë kaluar në pneumoni.

“Shumica e njerëzve me pneumoni – çdo lloj pneumonie – ndihen mjaftushëm keq sa për t’u vizituar dhe kuruar,” thotë Morrison. “Një grup njerëzish me pneumoni ama, rrinë në shtëpi, nuk vizitohen dhe shërohen. Sidomos me pneumonitë virale, për të cilat antibiotikët nuk bëjnë punë.”

Pneumonia nuk është një gjendje e këndshme dhe mund të shkaktojë komplikacione të tjera shëndetësore – te pacientët me Covid-19, thotë Morrison, është një nga tre shkaqet e vdekjes. “Vdekjet prej Covid-19 ndodhin prej një nga këto tre arsye: mosfunksionim i mushkërive prej pneumonisë (që do të thotë infeksion në mushkëri); infeksion në gjithë trupin që kalon në sepsis; mosfunksionim i veshkave, falë infeksionit në trup.”

Në fjalë të tjera, ka disa raste të koronavirusit që i ngjasojnë gripit apo ftohjes dhe ka raste që s’i ngjajnë fare. Por mund të jetë shumë më keq. Nuk dimë ende mjaftueshëm për këtë virus. “Faktet ndryshojnë nga dita në ditë,” thotë Morrison. “Nëse më pyesni pas një muaji, mund t’ju jap një përgjigje më të saktë.”

Tani për tani dimë se daljë në publik me simptoma ose pa simptoma thjesht kontribuon në përhapjen e mëtejshme të koronavirusit dhe sëmurë të tjerë që ndoshta s’do të kenë simptoma të lehta.

Burimi: The Cut

REELS

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍

What are the mild symptoms of coronavirus

Si duken simptomat e lehta të koronavirusit

One refrain we often heard during the Covid-19 pandemic was something of a type: 80% of those infected have mild symptoms or may have no symptoms at all. Of course, a lack of symptoms is ideal (if we have to get sick - and the chances are high), but many young, healthy people have been comforted by the label of "light." Older people and people with chronic illnesses never had this privilege. We've all got a cold, we've all had the flu; Although not a pleasant experience, we know the situation.

But we may have misunderstood the term "mild" when applied to coronavirus symptoms, according to Bruce Aylwrad, who led the WHO when visiting Wuhan at the start of the pandemic. Aylward has 30 years of experience in battles against polio, Ebola and other global emergencies. He says cases classified as mild in China include patients who have undergone pneumonia and who need breathing apparatus. The cases that were labeled "critical" were patients with lungs or more dysfunctional organs.

Of course, there may be those with mild symptoms that do not identify themselves or are tested. The Times reported that "Covid-19 is almost identical in symptoms to a cold or a flu." According to Sean Morrison, an expert in geriatrics at Mout Sinai Hospital, "mild" is used for affordable symptoms that do not require a doctor's opinion or a visit. But this may include people who have gone through pneumonia.

"Most people with pneumonia - any type of pneumonia - feel bad enough to be visited and treated," Morrison says. “A group of people with pneumonia, stay home, are not visited and cured. Especially with viral pneumonia, for which antibiotics don't work. "

Pneumonia is not a pleasant condition and can cause other health complications - in patients with Covid-19, Morrison says, is one of the three causes of death. "Covid-19 deaths occur for one of three reasons: lung dysfunction due to pneumonia (meaning lung infection); infection throughout the body that passes into sepsis; kidney dysfunction, due to infection in the body. ”

In other words, there are some cases of coronavirus that resemble the flu or the cold and there are cases that do not resemble the flu. But it can be much worse. We do not yet know enough about this virus. "The facts change from day to day," says Morrison. "If you ask me after a month, I can give you a more accurate answer."

Right now we know that going public with or without symptoms simply contributes to the further spread of coronavirus and other illnesses that may not have mild symptoms.

Source: The Cut