Aktorja Jennifer Aniston foli për presionin për të patur fëmijë, ndërsa përpiqet të ketë një karrierë të suksesshme.
Ylli i serialit "Friends" tha se ishte lënduar nga akuzat e përsëritura se ajo sakrifikoi mundësinë për të patur fëmijë për famë dhe pasuri në Hollywood.
45-vjeçarja tha se ishte i gabuar perceptimi se gratë që nuk kanë zgjedhur amësinë, të shihen si të dështuara në jetë.
"Nuk më pëlqen presioni që njerëzit ushtrojnë ndaj meje, ndaj grave, që ke dështuar si grua, me qënë se nuk ke sjellë fëmijë në jetë. Nuk mendoj se është e drejtë. Mund të mos keshë fëmijë që dalin nga vagina jote, por kjo nuk do të thotë që nuk je e dhimbsur dhe e kujdesshme ndaj kafshëve shtëpiake, miqve, fëmijëve të miqve".
Që nga ndarja me Brad Pitt në 2005, aktorja është pothuajëse çdo muaj në kopertinën e një reviste që spekulon se ajo është shtatzënë, po martohet ose se është në një zënkë me Angelina Jolie-n, e cila u martua me Brad së fundmi.
"Oh Zot sa shumë akuza! Akuza që kam vendosur karrierën para dëshirës për t'u bërë nënë. Kjo thuhet vazhdimisht për mua: që isha kaq e dhënë pas karrierës dhe e përqëndruar tek vetja, sa nuk dëshiroja të bëhesha nënë...dhe sa egoiste ishte kjo gjë".
Aniston tha se presioni i duket i padrejtë tek gjithë gratë, jo vetëm tek ajo:
"Kam shumë mikesha që kanë vendosur të mos kenë fëmijë, që nuk mund të kenë fëmijë ose që po përpiqen po nuk po ia dalin. Ka shumë arsye se pse fëmijët nuk janë pjesë e jetës së disa njerëzve dhe askush nuk ka të drejtë të spekulojë. Kjo është e paedukatë, fyese dhe injorante."
Aktorja foli me shumë dashuri për të fejuarin e saj, aktorin Justin Theroux, por nuk dha detaje për dasmën.
Burimi: Daily Mail
#showbiz