Social Buzz

Ç'kuptim kanë ëndrrat me bebe?

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2020

Ç'kuptim kanë ëndrrat me bebe?

Edhe ata që nuk kanë ende një bebe në jetën e tyre, ndodh që të shohin një ëndërr të gjatë me ta. Endrrat me bebet janë nga më të shpeshtat, por skenare të ndryshme ëndrrash, kanë domethënie të ndryshme.

1. Sheh një bebe

Të shohësh një bebe në ëndërr përfaqëson naivitet, ngrohtësi dhe fillime të reja. Bebi është krijesa që na kujton të mirën dhe gjërat e pastra që ndodhen ende brenda nesh. Kjo do të thotë se ndodhsta ka ardhur koha t'i kujtosh vetes dhe të rikthesh atë pjesën naive që shpesh përditshmëria na detyron ta fshehim.

2. Sheh një bebe duke qarë.

Të gjithë bebet qajnë dhe s'ka asgjë të jashtëzakonshme, por nëse bebi qan në ëndrrën tënde kjo tregon se një pjesë e jotja ka nevojë për vëmendje. Pavetëdija jote "qan" për objektivat e papërmbushura ose kërkon që ti t'i kushtosh më shumë rëndësi atyre. 

3. Endërron sikur je duke mbajtur një bebe

Nëse sheh veten në ëndërr duke mbajtur një bebe në krahë, ndoshta po përpiqesh të kthehesh pas në kohën kur njerëzit kishin nevojë ose vareshin prej jush. Fëmija në krah ju kthen pas në një kohë e cila ka qenë e mbushur plot me përgjegjësi për ju. Vini re ç'ka ndryshuar tani me jetën tuaj.

4. Ke lindur një bebe në ëndërr.

Kjo ëndërr nënkupton një fazë të re të jetës. Je gati për një fillim të ri dhe ndjen ankthin e nisjes së këtij kapitulli të panjohur për ty.

5. Gjetja e një bebeje

Ti gjete një bebe në ëndërr dhe kjo tregon se më në fund gjete paqen brenda teje për të pranuar se është koha të  bësh diçka me potencialin që fsheh. Talenti do përkujdesje, njësoj si bebushi që gjete në ëndërr.