Health

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se kurrë njerëzit dëgjojnë të flitet për sistemin imunitar dhe për forcimin a dobësimin e tij. Frika nga koronavirusi, i ka shtyrë dashje pa dashje edhe drejt informacioneve të pafiltruara. Si mund ta forcojmë imunitetin?! Çfarë vitaminash na duhen? A ka ushqime që na ndihmojnë gjatë kësaj kohe?

E vërteta është se nuk ekziston një barnë magjike apo një ushqim specifik që forcon imunitetin tënd apo të mbron nga koronavirusi. Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t'i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshëm të fortë sa për t'u përballur me një virus të tillë.

1. Ulni sa të mundni nivelin e stresit.

Shqetësimi ndaj koronavirusit, e gjithë pasojave të tij, ju ka shtuar ndjeshëm nivelin e stresit në jetë. Çfarë duhet të kujtoni është se kjo gjendje vetëm e përkeqëson shëndetin tuaj.

Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësuar frymëmarrjen.

2. Përmirësoni gjumin

Një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta luftojë infeksionin. Nëse keni defiçite në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s'punon siç duhet. Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranët e telefonave apo aktivitetin fizik.

3. Kontrolloni nivelin e vitaminës D.

Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi.

4. Mos konsumoni alkool.

Në mënyrë absolute s'duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s'do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo koktejl, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar. Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pijnë gjer në dy.

5. Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplementet e të gjitha llojeve.

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshëm. Asnjë ushqim në veçantë nuk është zbuluar se bën "mrekulli" me forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po. Ushqimet e frekëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishme sa larja e duarëve apo mos-prekja e fytyrës.

Burimi: The New York Times

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How can we strengthen the immune system?

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar?

During this time, more than ever people hear about the immune system and its strengthening or weakening. The fear of coronavirus has also inadvertently pushed it toward unfiltered information. How can we strengthen immunity? What vitamins do we need? Are there any foods that help us during this time?

The truth is that there is no magic drug or specific food that strengthens your immunity or protects you from coronavirus. There are other ways you should combine to give yourself an immune system strong enough to cope with such a virus.

1. Lower your stress level as much as you can.

Worry about coronavirus, with all its consequences, has significantly increased your stress level in life. What you need to remember is that this condition only worsens your health.

Remember that the body works best against diseases or germs when it is not stressed. Take some time to meditate, or improve breathing.

2. Improve sleep

A healthy immune system can fight infection. If you have sleep deficits, you should know that your immune system is not working properly. Try to get good sleep, which means 6 to 7 hours each day. Regularly follow his timetables and avoid as many meals as possible before bedtime, phone screens or physical activity.

3. Check your vitamin D level.

We hear a lot about the importance of vitamin C, but besides that you should know that taking vitamin D helps the body fight the diseases of the airways. If you do not take it as a supplement you find it in foods such as salmon, fish or milk.

4. Don't consume alcohol.

You should absolutely not exceed your alcohol consumption. That doesn't mean you can't drink a glass of wine or a cocktail, but in moderation. Remember that it's not just chronic drinking that weakens the immune system. For normal women it is one drink per day, while men can drink up to two.

5. Keep a balanced diet and avoid supplements of all kinds.

A strong immune system requires a rich and healthy diet. No particular food has been found to perform "miracles" with immune boosting, but their combination does. Frequent, non-processed foods should be the highlight of your day this period. This is as important as washing your hands or not touching your face.

Source: The New York Times