News

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Në këtë artikull gjeni gjithë përditësimet e fundit në lidhje me numrin e rasteve që kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19 dhe të tjera informacione.

Përditësuar më 21 mars, ora 11:30: Shkon në 76 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Dje u konfirman gjashtë raste të reja, 5 nga Tirana dhe një nga Fieri. 59% e të prekurve janë meshkuj dhe 41% femra. Shumicën e të prekurve e ka Tirana, me 55. Në Spitalin Infektiv ndodhen 37 pacientë të shtruar, 4 prej tyre në terapi intensive. Pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar. Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ dhe pas testit konfirmues.

Përditësuar më 19 mars, ora 12:14: Nga 697 teste të kryera, 5 raste të reja kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të prekurëve në 64. Tre prej tyre janë shtetas italianë dhe 2 të tjerë 80 dhe 42-vjeç nga Kavaja.

Përditësuar më 18 mars, ora 12:42: Dr. Eugena Tomini, përgjegjësja e Departamentit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 60 persona të tjerë, 4 nga të cilët kanë rezultuar pozitivë. Numri i të prekurve me Covid-19 në vend shkon 59. Tirana ka 42 raste, Durrësi 5, Lushnja 2, Elbasani 2, Fieri 6 dhe Rrogozhina 2.

Përditësuar më 17 mars, ora 12:00: Identifikohen 4 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve, duke e çuar numrin në 55. Ekspertja e ISHP-së Silva Bino tha sot se Tirana ka numrin më të madh me 38 raste, Fieri me 6, Durrësi me 5 raste. Të gjitha këto raste kanë pasur kontaktet e tyre që janë gjurmuar, vetëizoluar dhe po monitorohen. Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej tyre në kujdes intensiv.

Përditësuar më 16 mars, pra 16:11: “Në total janë kryer 563 të dyshuara dhe prej tyre janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 51 raste,” dha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. “Në terapi intensive janë 3 qytetarë, prej të cilëve 1 prej tyre është në respiracion të drejtuar, ndërsa gjendja e të tjerëve paraqitet e mirë, e stabilizuar deri në këto momente.”

Informacion shtesë:

Përditësuar më 15 mars, pra 13:30: Ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend. Në total janë kryer 532 analiza, nga të cilat 490 kanë rezultuar negative.

Informacion shtesë:

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 14 mars, ora 11:06: Ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar pesë raste të reja. Deri më tani janë testuar 505 persona. Tiran ka 22 raste, Durrësi 5. Lushnja 2, Elbasani 2, Fieri 5, Rrogozhina 2. Dy prej të prekurve, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri janë në terapi intensive. 12 janë të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të stabilizuar.

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 13 mars, ora 11:30:  "Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste,8 prej të cilëve janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina) dhe 25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Nga rastet e konfirmuara pozitivë, në Tiranë janë 19 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 1 rast, Elbasan 2 raste, Fier 4 raste, Rrogozhinë 2 raste.

Përditësuar më 12 mars, ora 12:47: “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Covid-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për Covid-19," tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli. 

5 prej të infektuarve ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 raste janë nga i identifikuari i parë me Covid-19). Rastet e tjera janë ato të një 31-vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, po me histori udhëtimi me Italinë. Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 rastet e tjera që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të mëdha.

Informacion shtesë:

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 11 mars, ora 20:01: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi e numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri është 15. Dy rastet e fundit janë persona që kanë lidhje me pacientin zero. Deri më tani janë testuar 283 raste, por vetëm 15 kanë dalë pozitive.

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 11 mars, ora 12:50: ABC Neës dhe BalkanWeb raporton se një 73-vjeçare në Durrës ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus. 73-vjeçarja thuhet se vuante nga sëmundje të tjera, si probleme me zemrën. Ajo qëndronte prej 7 ditësh në spitalin e Durrësit dhe më parë kishte qenë në Itali. Pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua, mjekët në Durrës tentuan ta nisnin me urgjencë në Tiranë, por situata ishte kritike ndaj u detyruan ta zbrisnin nga autoambulanca.

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 11 mars, ora 11:34: Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, u shpreh se ka shkuar në 12 numri i të infektuarve me Covid-19.

"Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetëizolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar te Infektivi në gjendje stabël, 1 në Durrës. 7 janë në vetëizolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.”

Informacion shtesë:

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

Përditësuar më 10 mars, ora 13:15: Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Racakolli, u shpreh se 114 njerëz i janë nënshtruar analizave për Covid-19 dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 10. Dje në mbrëmje, u raportuan edhe 4 raste të tjera.

“Janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste. Vetëm 10 janë pozitiv me këtë virus. Janë 2 rastet që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste."

Një prej të prekurve ndodhet në Durrës, ndërkohë që një tjetër është një person i ardhur nga Milano. 6 personat e tjera i përkasin familjes së parë të prekur nga Covid-19.

Informacion shtesë:

REELS

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

The number of people affected by coronavirus is 10

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

In this article you will find all the latest updates on the number of cases that have resulted in positive Covid-19.

Shqipëria 76 të infektuar: 4 në terapi intensive

March 10, 1:15 pm: In a press release, Deputy Health Minister Mira Racakolli stated that 114 people had undergone tests for Covid-19 and the number of infected had gone to 10. Yesterday evening, 4 more cases were reported.

“114 cases have been tested at the Institute of Public Health. Only 10 are positive with this virus. There are 2 cases that were yesterday, 6 are their contacts and we have 2 new cases unknown to these cases. "

One of the affected is in Durres, while another is a person from Milan. The other 6 persons belong to the first family affected by Covid-19.