Instagramming

Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës, pozon me barkun e rrumbullakosur

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2020

Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës, pozon me barkun e rrumbullakosur

E mbanit mend që Erzina është shtatzënë? S’ju vëmë faj nëse jo, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në 15 dhjetor, Mc Kresha dhe Erzina u martuan krejt papritur dhenëj ditë më vonë, u tha se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Shpejt e shpejt, u zbulua edhe gjinia: një vajzë.

Nga dhjetori e deri më sot, s’ka pasur asgjë të re nga të sapomartuarit. Por sot ama, Erzina postoi dy foto me barkun e rrumbullakosur. Sipas llogarive, duhet të jetë në muajin e shtatë dhe sipas petullës që ka në dorë, ka neps për të ëmbla.

Erzina, bashkëshortja e Mc Kreshës, pozon me barkun e rrumbullakosur

Fotot u ruajtën nga Prive, sepse në Instagramin privat të Erzinës nuk gjenden kund.

MOS I HUMBISNI