
Shumë figura të ekranit, që i përkasin botës së artit, politikës apo medias, në një moment të karrierës së tyre i janë rikthyer fushës për të cilën kanë studiuar ose merren, jo si studentë, por si pedagogë. Disa nga personazhet e njohur shqiptarë që festojnë 7 Marsin janë:

Kastriot Çaushi – dekan i Universitetit të Arteve, profesor në departamentin “Aktrim dhe Teori”.

Ema Andrea – Universiteti i Arteve, departamenti “Aktrim dhe Teori”.

Petrit Malaj - Universiteti i Arteve, departamenti “Aktrim dhe Teori”

Ermira Gjata - Universiteti i Arteve, departamenti “Aktrim dhe Teori”.

Alfred Trebicka - Universiteti i Arteve, departamenti “Aktrim dhe Teori”.

Altin Basha - Universiteti i Arteve, departamenti “Aktrim dhe Teori”.

Genci Fuga - Universiteti i Arteve, departamenti “Regji, Regji Filmi dhe TV”.

Kastriot Tusha – Universiteti i Arteve, përgjegjës i departamentit të Kantos.

Manjola Nallbani - Universiteti i Arteve, departamenti “Kompozicion-Muzikologji-Dirigjim-Pedagogji Muzikore”.

Grida Duma – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, departamenti i Sociologjisë.

Iris Luarasi - Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, departamenti i “Gazetarisë dhe Komunikimit”.

Eno Popi - Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, departamenti i “Gazetarisë dhe Komunikimit”.

Eni Çobani – Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.