Princ Harry dhe Meghan Markle mund të jenë duke shijuar jetën e qetë në Kanada, por kjo s'do të thotë se një pjesë e Harry-it s'ka mbetur në pallatin mbretëror. Së fundmi, burime për UsWeekly thonë se Harry ndihet fajtor për mënyrën se si u nda nga mbretëresha dhe për gjithë tensionin që i shkaktoi asaj pas vendimit që morën.
Që pas largimit të çiftit, mbretëresha Elizabeth ndihet keq dhe shumë në stres për qindra arsye, por çfarë e shqetëson më shumë është fakti që nuk sheh më vogëlushin Archie.
"Ai ndihet tmerrësisht keq që e ka lënduar gjyshen e tij, të cilën e adhuron. Kurse mbretëresha është zemërthyer dhe e tmerron fakti që s'do ta shohë më nipin e saj. Ajo çfarë s'do të jepte të kishte një marrëdhënie të ngushtë me Archie-n, por duket se kjo s'do të ndodhë kurrë."
E gjithë drama e kohëve të fundit, e ka bërë që hera herës të mos ndihet mirë, por sidoqoftë ajo ka shprehur mbështetjen e plotë si për Meghan ashtu dhe Harry-n.
Përsa i përket këtij të fundit, nostalgjia e jetës së vjetër thuhet se i ka nisur që tani. Princit i mungon Anglia, netët jashtë me djemtë, ndeshje e polo-s dhe rugby-së e shumë të tjera si këto. Gjithsesi, në listën e tij gruaja vjen e para kështu që diskutimi mbaron këtu.