Lifestyle

Ç'duhet të keni parasysh nëse udhëtoni gjatë kësaj kohe

Ç'duhet të keni parasysh nëse udhëtoni gjatë

Pas përhapjes në masë të koronavirusit, një pjesë e mirë e qytetarëve të botës kanë qenë në mëdyshje për udhëtimet e planifikuara. Disa prej tyre është e nevojshme të shtyhen për muajt në vazhdim, por gjasat janë që një pjesë e mirë të mos i anullojnë biletat e blera. Për çdo rast si ky, mjekët thonë se ka disa strategji funksionale që ju ndihmojnë të ruani shëndetin gjatë këtij udhëtimi.

Nëse planet tuaja ishin të udhëtonit drejt Kinës, Italisë, Koresë së Jugut apo Iranit, me shumë mundësi do t'ju duhet t'i ndryshoni nëse nuk janë shumë të rëndësishme.

Shumica e kompanive ajrore po i japin mundësinë udhëtarëve të vendosin një datë të dytë për udhëtimin e tyre ose po i kthejnë paratë mbrapsht.

Duke parë sa shpejt ndryshon situata me koronavirusin, është e rëndësishme të jeni të vëmendshëm gjatë fluturimit tuaj, edhe nëse nuk po shkoni në një nga vendet e prekura. Shumë njerëz që udhëtojnë gjatë kësaj periudhë, edhe në vendet e paprekura kanë frikën e një infektimi të mundshëm në avion, por ndonëse është e kuptueshme,nuk është nevoja për një anullim fluturimi.

Çfarë duhet të keni parasysh është të mos prekni sipërfaqe që i ka prekur dikush i sëmurë para jush. Jini vigjilent për atë çfarë ndodh rreth jush më shumë se zakonisht. Lani duart me sapun rregullisht dhe më pas bëjini me dezinfektues. Shmangni çdo kontakt me njerëz që kolliten apo teshtijnë. Nëse nuk ju ndodhet një dezinfektues, edhe letrat e lagura funksionojnë. Mos përdorni maska në rast se nuk jeni vetë i sëmurë apo duke udhëtuar me dikë që ka simptoma.

Kujtoni që viruset zakonisht jetojnë në sipërfaqe për një, (maksimumi 2 ditë) dhe më pas zhduken. Udhëtimet rrisin gjasat për t'u sëmurur, por jo domosdoshmërisht është nevoja për alarm. Kujtoni që më shumë njerëz infektohen dhe vdesin nga gripi i zakonshëm sesa nga koronavirusi. Eshtë e rëndësishme të ndiheni të sigurtë, por akoma më e rëndësishme të mos hapni panik!

Burimi: Bustle

REELS

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

What to consider when traveling during this time

Ç'duhet të keni parasysh nëse udhëtoni gjatë

After the mass spread of coronavirus, a large part of the citizens of the world have been puzzled about the planned trips. Some of them need to be postponed for months to come, but a good part of them may not cancel their tickets. In any case like this, doctors say that there are some functional strategies that help you maintain health during this journey.

If your plans were to travel to China, Italy, South Korea or Iran, you will likely need to change them if they are not very important.

Most airlines are giving passengers the option to set a second date for their trip or are refunding.

Seeing how quickly the situation with coronavirus changes, it is important to be alert during your flight, even if you are not going to one of the affected countries. Many people who travel during this time, even in untouched countries, are afraid of a possible aircraft infection, but while that is understandable, there is no need for a flight cancellation.

What you need to keep in mind is not to touch any surface that has been touched by someone ill in front of you. Wash your hands with soap regularly and then disinfect. Avoid any contact with people who cough or sneeze. If you do not have a disinfectant, wet paper works too. Do not use masks unless you are sick yourself or traveling with someone who has symptoms.

Remember that viruses usually live on the surface for one (maximum 2 days) and then disappear. Traveling increases the likelihood of getting sick, but not necessarily an alarm. Remember that more people become infected and die from the common flu than from coronavirus. It's important to feel safe, but more importantly don't panic!

Source: Bustle