Listës suaj të gjërave të detyruara do t’i shtohen të tjera detyrime këtë muaj. Me tetë trupa qiellorë në shenjat e tokës, do të duhet të jeni praktikë, të organizuar dhe objektivë. Mund të kërkoni ndihmë nëse gjendeni në vështirësi. Ana e mirë e gjithë muajit të ngarkuar do të jetë fakti se do të fitoni mjaftueshëm para.
Hëna e plotë e 9 marsit do të sjellë përfundimin e një çështjeje financiare. Mund të përfitoni një ngritje në detyrë, nëse e keni kërkuar diçka të tillë më parë. Arsyeja pse Hëna do të ketë ndikim pozitiv te ju është fakti se ka shumë planetë në shtëpinë tuaj të gjashtë të projekteve të punës dhe të jetës shoqërore. Nëse jeni të vetëpunësuar, të ardhurat do të rriten. Nëse punoni në një fushë të artit, fitimet do të dyfishohen
Mërkuri do të pushojë së qenuri në prapavijë më 9 mars (më në funddd) prandaj mund të filloni aktivitetet normale. Koha e përsosur për marrëveshje të ndryshme është 11 marsi.
Pritet një muaj i ngarkuar me shumë detyra dhe mund të rastisë të shkoni në shtëpi në mbrëmje vonë. Por nga ana tjetër, Afërdita do të sundojë shtëpinë e famës dhe nderimeve, kështu që gjithçka do t’ja vlejë. Kini besim se po shkoni hap pas hapi drejt rrugës së suksesit.
Hëna e re e 24 marsit do të shënojë një moment të lumtur. Do të qëllojë në shenjën e Dashit dhe do të ndezë shtëpinë e udhëtimeve të largëta. Dashi është shenja e aventurës, ndaj mjedisi që do të zgjidhni për të udhëtuar nuk do të jetë aspak i zakontë. Marsi është muaji i përsosur për të udhëtuar.
Ka mundësi që gjithashtu të merrni vendimin për të ndjekur një specializim pasuniversitar.
Çështjet ligjore kanë të ngjarë të zgjidhen, nëse keni të tilla.
Me gjasë po pyesni veten për dashurinë, megjithatë në këtë fushë, ditë më të mira ju presin në prill.
Do ta adhuroni muajin mars, pasi horoskopi juaj është thjesht spektakolar. Shtëpia e pestë e dashurisë së vërtetë është e mbushur me planetë të lumtur, duke përfshirë Marsin, Jupiterin, Plutonin dhe Saturnin. Viti 2020 premton një jetë emocionale dhe tani çdo gjë do të fillojë të ndizet. Sigurisht që duhet të bëni edhe ju pjesën tuaj duke i treguar universit qëllimet që keni. Shfrytëzojeni sa më shumë këtë periudhë.
Qofshi beqarë ose në një marrëdhënie, nuk ka rëndësi – të gjitha Virgjëreshat do të përjetojnë emocionet e këtij muaji. Shtëpia e pestë rregullon lumturinë, argëtimin, kohën e lirë, romanticitetin, shtatzënitë dhe kujdesin e fëmijëve. Dëshironi të takoni dikë të ri? Të martoheni? Të fejoheni? Dëshironi të keni fëmijë? Marsi, Jupiteri, Saturni dhe Plutoni do t’ju mbështesin. Uau!
Hëna e plotë e 9 marsit do të shfaqet në Virgjëreshë, kështu që do të shihni të përmbushet një dëshirë me rëndësi. Nuk përjashtohen plane të fejesës ose martesës. Nëse jeni të martuar, do të bini dakord për një qëllim të ri.
Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë te Demi kështu që nëse mendoni se keni pak mundësi të takoni dikë special, mendohuni sërish. Ky muaj do të vijë i mbushur me surpriza.
9 marsi do të jetë gjithashtu dita kur sundimtari juaj, Mërkuri, nuk do të jetë më në prapavijë. Muajin e kaluar mund të jeni përballur me situata të vonuara, probleme kompjuterike, informacione të humbura, keqkuptime. Gjithë këto probleme do të përfundojnë më 11 mars.
Përsa i përket udhëtimeve, nëse do të duhet të udhëtoni diku (në një vend ku kërkohet pasaporta e kemi fjalën), shkoni. Ky udhëtim do të rezultojë si udhëtimi më romantik i jetës suaj.
Në Hënën e re më 24 mars, mund të bisedoni me dikë për t’u këshilluar për financat, kursimet dhe investimet tuaja.