Çfarë po ndodh rreth nesh

Çfarë i tha policisë Petrit Lekaj pak minuta pasi vrau të bijën me thikë

Shkruar nga Anabel

28 Shkurt 2020

Çfarë i tha policisë Petrit Lekaj pak minuta pasi vrau të

Gjykata autraliane bëri publike telefonatën me policinë të Petrit Lekajt, babait 47-vjeçar që vrau të bijën, Sabrinën mbi mosmarrëveshjet për stilin e saj të jetesës.

Pasi oficeri në telefon e pyet çfarë ndodhi dhe se si mund ta ndihmojnë vajzën e tij, Lekaj thotë, “Jo, ajo iku... Ajo iku.” Oficeri insiston të marrë më shumë informacion mbi vendndodhjen e tij, por Lekaj i thotë se po pret të vdesë. “Nuk dua asnjë lloj ndihme. Nuk dua ndihmë,” i përgjigjet ai.

Më pas Lekaj bie dakord të flasë me policinë nga afër, por s’është i sigurt ku ndodhet. Policia e gjeti, por 47-vjeçari vazhdonte t’i jepte makinës me trupin e pajetë të Sabrinës në sediljen e pasagjerit. Rrjedhimisht policia e ndaloi.

Pak ditë më parë, në institucionin ku po mbahet, Lekaj tha: “E gjuajta me thikë kur nuk e kishte mendjen, po më fliste. Ulëriti për ndihmë, nuk tha asnjë tjetër. E gjuajta disa herë.”

Kur kuptoi ç’kishte bërë, Lekaj gjuajti dhe veten në tentativë për t’u vetëvrarë, por nuk pati sukses.