News

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës: Bekime për njërin nga djemtë & mohim për tjetrin

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës: Bekime për njërin nga

Pas pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, në portale është publikuar një letër e saj për njërin nga djemtë, Ilirin dhe bashkëshorten e tij. Gjatë letrës, gruaja e ish-liderit komunist tregon se në testamentin e saj nuk ka të mira materiale, prona apo para, por vetëm "bekime prej nëne". Në letër, Nexhmije Hoxha fliste me mllef dhe mëshirë për djalin tjetër, Sokolin që sipas saj "pati fatin e keq që u lidh me një grua të ligë". Hoxha i referohej nuses së saj, Liliana Hoxhës si "një grua e sëmurë nga nervat".

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës: Bekime për njërin nga
Liliana Hoxha

"Të dashurit bijtë e mi, Ilir e Teuta,

Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën! Bekimi duket sikur është një atribut fetar, që jepet nga zoti ose një i shenjtë. Jo! Unë nuk njoh zot. Perëndia ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria e natyra. Unë s’jam e shenjtë, bekimi im është “bekimi i nënës”, bekimi më i sinqertë dhe i pastër, i dalë nga zemra me gjithë shpirt. Lum kush e fiton! Ky “bekim” nuk është një pasuri në para e flori, në prona e të mira materiale, po është një pasuri e paçmueshme shpirtërore që njeriu e fiton me respekt, dashuri, mençuri e mirësjellje ndaj asaj që e ka sjellë në jetë dhe ndaj atyre që e kanë rritur e ndihmuar të bëhet “njeri”.

Të kesh bekimin e nënës dhe respektin e gjithë atyre që ke pasur përkrah në rrugën e jetës, të bën të jetosh i qetë, në paqe me ndërgjegjen tënde, i dashur dhe i lumtur në familje, i nderuar në shoqëri.

Ishit veçanërisht ju, ti Ilir me Teutën e fëmijët tuaj, edhe Pranvera me të sajët, që ma bëtë jetën të jetueshme, me përkujdesjet e veçanta dhe dashurinë e ngrohtë që më rrethuat në vetminë e madhe që më la Enveri. Prandaj e meritoni “bekimin e nënës”.

Teksa lëvdon njërin prej djemve, Nexhmija nuk harron të krahasojë as zgjedhjet e tyre të jetës:

"Koha tregoi se ti, Ilir, kishe bërë një zgjedhje të mirë për shoqen e jetës. Se gruaja mund të bëjë të lumtur, ajo mund edhe të ta nxijë jetën. Një shembëlltyrë e tillë i ndodhi djalit tjetër tim, Sokolit, për fatkeqësinë e tij e të familjes sonë, u lidh me një grua jo vetëm të sëmurë nga nervat, por të sëmurë nga koka e të ligë nga shpirti. Siç tregoi koha, ajo kish qenë mish i huaj që kur hyri në shtëpinë tonë, po që me ndryshimin e klimës politike në vend erdhi në dekompozim e degradimin e fundit politiko-moral.

Duke qenë në burg, askush s’më ka shkruar letra aq të poshtra sa ajo. Nuk ia vlen të zgjatem me marrëzitë e saj… Të gjitha këto më shkaktuan një dhimbje të thellë, por nuk e lashë veten të më mposhtë, se kisha detyrime të tjera, politike e njerëzore, të mbroja publikisht Enverin nga fushata e ndyrë e antikomunistëve, ballistëve e gjithë skota e bashkëpunëtorëve me nazi-fashistët, që s’kanë pushuar së përbalturi emrin e figurën e Enver Hoxhës dhe nuk do të pushojnë të shtrembërojnë historinë 50 vjeçare të pushtetit popullor e të shoqërisë socialiste, nën udhëheqjen e tij.

Dhimbja e keqardhja për këtë lloj qëndrimi është e madhe, por në ndërgjegjen time kam qenë e jam e qetë, se në asnjë kohë, si në fëmini, në rini e më vonë, Sokolin e kam dashur njëlloj si Ilirin dhe Pranverën, është absurde ta mendosh e ta thuash, përse mund ta paskam dashur më pak (!!!), përse “unë s’paskam qenë kurrë nënë për të (!!!). Përkundrazi jam kujdesur e i kam qëndruar më afër, sepse më vinte keq, se kish gruan me shëndet të dobët (kështu gjykonim atëherë kur kjo “nuse” nusëronte urtë e butë, duke buzëqeshur ose kur me “dobësitë” e saj të papritura na bënte t’i venim rreth shtratit a ta dërgonim në Paris). Për lidhjet afektive, normale me Sokolin, si nënë e bir, madje dhe me të shoqen, flet dhe Ditari im shumëvjeçar si dhe korrespondenca jonë me dhjetëra e dhjetëra letra."- vazhdon ajo.

Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokol Hoxhës, një prej djemve të ish-diktatorit ka dalë kundër Nexhmije Hoxhës publikisht jo pak herë. Në disa nga intervistat e saj madje, ajo ka bërë hapur edhe deklarata të guximshme, duke akuzuar Nexhmijen si një nga vrasëset e vetë Enver Hoxhës.

Letër (testamentin) e plotë mund ta lexoni këtu.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Nexhmije Hoxha's Testament Unleashed: Blessings for One of the Boys & Denial of the Other

Following the death of Nexhmije Hoxha, a letter was published in the portals about one of the boys, Illyrian and his wife. In the letter, the ex-Communist leader's wife points out that there is no material, property or money in her will but only "motherly blessings." In the letter, Nexhmije Hoxha spoke with anger and compassion for the other boy, Sokolin, who she said "had the bad luck of being associated with a wicked woman". Hoxha referred to her daughter-in-law, Liliana Hoxha, as "a nervous woman".

Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës: Bekime për njërin nga

"Dear my sons, Ilir and Teuta,

Rejoice and bless my life-long blessing! Blessing seems to be a religious attribute, given by a god or a saint. Not! I don't know god. My God is conscience, kindness, love, honesty, truth, beauty in man, companionship and nature. I am not holy, my blessing is the "mother's blessing", the most sincere and pure blessing, out of the heart with all the heart. Happy who wins! This "blessing" is not a wealth of money and gold, in material possessions and goods, but it is an invaluable spiritual asset that one obtains with respect, love, wisdom, and kindness to one who has brought it to life and to them. who have grown and helped him become a "man".

Having a mother's blessing and the respect of all those you have supported along the way of life makes you live in peace, in peace with your conscience, loving and happy in the family, honored in society.

It was especially you, Illyria with Teuta and your children, and Spring with her, that made my life livable, with the special care and warm love that surrounded me in the great solitude that Enver left me. That's why you deserve the "mother's blessing."

While praising one of the boys, Najmiya does not forget to compare their life choices:

"Time showed that you, Ilir, had made a good choice for your life companion. That woman can make you happy, she can even take your life. Such an example happened to my other son, Sokol, for the misfortune of he and our family got in touch with a woman not only sick of the nerves but sick of the head and wicked of the soul. of the political climate in the country came in the wake of recent political and moral degradation.

Being in prison, no one has written me letters as sneaky as her. It is not worth letting go of its folly ... All this caused me deep pain, but I did not let myself be defeated, for I had other obligations, political and human, to publicly protect Enver from the filthy campaign of the anti-communists, ballists of the whole Scotch collaborators with the Nazi fascists, who have never ceased to discredit Enver Hoxha's name and image and will not cease to distort the 50-year history of popular power and socialist society under his leadership.

The pain and regret for this kind of attitude is great, but in my consciousness I have been calm, that at no time, as in childhood, youth and later, I loved Sokol the same as Illyrian and Spring, it is absurd to think and say, why I could have loved her less (!!!), why “I have never been a mother to her (!!!). On the contrary, I took care of her and stayed closer, because I was sorry that she had a poor health (so we judged when this "bride" bride soft gentle, smiling or when her sudden "weaknesses" made us t 'put them on the bed or send them to Paris). My perennial diary as well as our correspondence with dozens and dozens of letters speaks of affective, normal relationships with Sokol, as a mother and son, and even with his wife, "she continued.

Liliana Hoxha, wife of Sokol Hoxha, one of the sons of the former dictator, has come out against Nexhmije Hoxha publicly not many times. In some of her interviews, she has even made bold statements, accusing Najmiya of being one of Enver Hoxha's own killers.

You can read the full letter here.