Kryeministri Edi Rama zbuloi dy vendet që do të shërbejnë si karantinat, në rast se ka të prekur nga koronavirusi Covid-19.
Në deklaratën për mediat, kryeministri zbuloi se Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës do të shërbejë si "izolim" për personat që vijnë nga vendet ku janë raportuar raste të infektimit me koronavirus. Ndërkohë që spitali i Senatoriumit do të shërbejë si karantinë për të prekurit.
Shën.red. Karantinë - masë mbrojtëse që merret për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve epidemike, duke i mbajtur përkohësisht në një vend të veçuar nga të tjerët njerëzit e sëmurë ose ata që dyshohet se janë prekur nga një sëmundje.