Showbiz dhe TV

Enca flet për humbjen e të atit: ‘Flisnim për të ardhmen, ç’ndodhi me ne?’

Shkruar nga Anabel

27 Shkurt 2020

Enca flet për humbjen e të atit: ‘Flisnim për të

Enca “e ka të vështirë të flasë për gjërat që i ka pranë zemrës”, por e ndjeu të nevojshme të falenderonte gjithë ndjekësit dhe miqtë për mbështetjen pas humbjes së të atit.

“Faleminderit nga zemra për të gjithtë miqtë, kolegët dhe dashamirësit që na kanë dhënë forcë dhe dashuri me mesazhet e tyre në këto momente të vështira. Siç e keni kuptuar, e kam shumë të vështirë të flas në Instagram për gjëra që i kam afër zemrës, ndaj po e lë me kaq...” – shkroi ajo në Instagram.

Këngëtarja publikoi edhe një pjesë nga kënga e saj “Balad”, ku thotë:

“Nuk o’ si dje
Deti ke blu edhe qielli me re,
Flisnim për future [të ardhmen], ça ndodhi me ne?!
Unë jam hala, amo ti mo nuk je...”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca) on