Femije

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë meriton paaak më shumë respekt

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2020

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Nëse je fëmija i parë, ti e di shumë mirë për çfarë do të flasim. Në të kundërt, lexo me kujdes dhe dija për faleminderit motrës/vëllait më të madh.

Kur një çift sjell në jetë fëmijën e parë, përballet me një tjetër mënyrë jetese. Sigurisht që ka vështirësi dhe sfida për sa kohë sa është një përvojë e re, por nga ana tjetër është padyshim momenti më i bukur në jetë. Prindërit e rinj sigurisht që bëjnë gabime, i korrigjojnë ato dhe fëmija i parë është padyshim çfarë i bën më të përgjegjshëm.

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Kur një fëmijë tjetër vjen në jetë, fëmija i madh konsiderohet “i rritur”. Në një farë mënyre, ai/ajo merr pozicionin e një personi të përgjegjshëm, sepse dëgjon pothuajse përditë që “ti u rrite tani”.

Ndonjëherë, gjatë rritjes, fëmijët e parë “ngecin” mes të qenurit të rritur dhe fëmijë. Në një pjesë të mirë të rasteve, prindërit i përfshijnë në problemet e familjes, gjë që ndikon që me kalimin e kohës ata të bëhen edhe këshilltarë të tyre. Prindërit ua vlerësojnë gjithmonë mendimet.

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Oh, të mos flasim për ditët kur përpiqen të jenë në rolin e dados për motrën/vëllain më të vogël. Në varësi të moshës, bëhen krahu i djathtë i prindërve.

Sigurisht që s’do të lëmë pa përmendur të gjitha herët kur ju kanë mbuluar te mami ose babi. Pas orësh duke u zënë me ju, e sigurt që në fund përfundojnë duke ju mbrojtur.

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Fëmijët e parë zor të jenë egoistë. Ata janë mësuar të ndajnë rrobat, ëmbëlësirat dhe lodrat me të tjerët dhe rriten me këtë ide.

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Patjetër që është e pamundur që të mos ziheni me ta – sepse theksojnë hera-herës se i dinë gjërat më mirë – por në fund të ditës, ju duhet thjesht të pranoni se zakonisht kanë të drejtë.

Fëmijët janë njësoj, por ja pse fëmija i parë

Përshtatur nga Bright Side

MOS I HUMBISNI