Health News

Si të mbrosh veten: Masat kryesore që parandalojnë koronavirusin

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2020

Si të mbrosh veten: Masat kryesore që parandalojnë koronavirusin

Koronavirusi Covid-19, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si emergjencë ndërkombëtare, duket se po përhapet me shpejtësi edhe në Europë, ku më shumë se 100 raste u raportuan në Itali.

Kjo e bën të nevojshme shpërndarjen e çdo lloj informacioni në funksion të mbrojtjes ndaj tij. Për të parandaluar koronavirusin:

1. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli.

2. Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.

3. Shmangni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë.

4. Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.

5. Shmangni kontaktet e panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe lani duart nëse keni pasur kontakt. Mishi, qumështi i papërpunuar dhe organet e kafshëve duhet të jenë të përpunuara mirë.

6. Mos qëndroni në ambiente të mbylluara me shumë njerëz (si për shembull në urban).

7. Konsultohuni me mjekët nëse keni pasur kontakt me njerëz ku janë raportuar të infektuar nga koronavirusi Covid-19.

8. Mos pështyni rrugëve!

9. Nëse keni simptomat e paraqituara në vijim, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Si të mbrosh veten: Masat kryesore që parandalojnë koronavirusin

Burimi: Ministria e Shëndetësisë & Instituti i Shëndetit Publik.

MOS I HUMBISNI