Top List

Meqë Turi ndihet nostalgjik, këngët më të mira të Produkt 28

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2020

Meqë Turi ndihet nostalgjik, këngët më të mira të

Nuk ka rëndësi sa vjeç je, në ç’kapitull të jetës je futur, ku jeton apo a ke fëmijë, një tingull specifik mund të të çojë vite pas në kohë. Papritur e gjen veten duke menduar për atë kohë, ku janë njerëzit që njihje asokohe, sa e thjeshtë ishte jeta, sa keq i kishte flokët. Prandaj së fundi, muzika ka nisur të ushqehet gjithmonë e më shumë tek e kaluara, ndonjëherë përmes frymëzimit, ndonjëherë përmes risjelljes.

Turjan Hyska postoi sot një foto nga ditët kur ai, Fabian Basha dhe Alban Kondi ngjiteshin në skenë si Produkt 28. Për hir të nostalgjisë, urdhëroni këngët më të mira të grupit.

Ndoshta kënga më patriote hip-hop, “Shqipe.”

Hape derën, se të presin tre palë pantallona të mallkuara.

Sigurisht, “Një kat më lart.”

Himni i shokëve të ngushtë.

Himni i çifteve xhelozë.

Pa pikë dyshimi, kënga më e mirë e Produkt 28.

Dhe bonus, bashkëpunimi i Alban Kondit me Orinda Hutën.

MOS I HUMBISNI