Pastërti, cilësi dhe preçizion janë 3 karakteristikat e Zvicrës, të cilat mishërohen më së miri në linjën Age Stop dhe jo më kot, sytë tanë janë tek lëkura e Sellma-s!
Zakonisht, pyetje kaq habitore sa “çfare i ke bërë fytyrës”, bëjmë kur shohim një lëkurë prej bebeje, si ajo e Sellma-s dhe dëshira për ta ditur sekretin na vlon nga brenda krejt natyrshëm.
Para pak ditësh, Sellma postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një video, ku në pak sekonda shfaq rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.
Si mjeshtre e make up-it, ajo më mirë se të gjitha ne e di sa nevojë ka lëkura jonë të trajtohet në thellësi dhe të mirëmbahet çdo ditë.
Vieë this post on Instagram
Vetëm kështu, efekti i grimit të rëndë dhe i viteve do të parandalohet dhe freskia e lëkurës, do të mund të ruhet.
Rutina e kujdesit të Sellma-s ndaj lekurës fillon dhe përfundon me Age Stop!
Marka zvicerane jo vetëm që hidraton në thellësi, kuron, trajton dhe mirëmban, por gjithashtu i jep lëkurës elasticitet dhe e forcon duke ulur mundësinë për: krijimin e rrudhave/zbehur dukjen e rrudhave ekzistuese.

Ka pak shanse të mos kemi rënë pre e qindra trajtimeve, maskave apo recetave “të thjeshta” që betohen se bëjnë mrekullira për lëkurën. Në fund, rezultati ka lënë për të dëshiruar thjesht sepse s’dimë ç’kritere duhet të plotësojë një produkt që t’ja vlejë për t’u blerë.
Kur themi “markë zviceriane”, marrim garancinë e parë sepse në mendje na kalojnë kremra luksi, të kushtueshëm dhe cilësorë.
Vieë this post on Instagram
Të gjithë ata që kanë përdorur Age Stop e dinë se kjo linjë nuk bën kompromise me cilësinë dhe çmimi në këtë rast, e justifikon më së miri rezultatin.
Ndryshe nga market e tjera, kremrat e Age Stop janë aq të pasur në përbërjen e tyre saqë nuk ka nevojë të përdorim 10 produkte për të njëjtin qëllim; vetëm një krem i Age Stop-it kryen disa funksione njëkohësisht.
Çfarë përdor Sellma?
Në mbrëmje, artistja e famshme e make up-it, heq gjithë papastërtitë e fytyrës me qumështin pastrues Ultra Gentle Cleanser.
Ç’ka ky make-up remover që s’e kanë të tjerët?
Përveçse pastron në thellësi lëkurën, heq qelizat e vdekura dhe e lë lëkurën të hidratuar, ndryshe nga të tjerët, përbërësit e tij janë aq miqësore sa mund ta aplikoni edhe në zonën rreth syve.
Pas larësit, është radha e serumit kurues Hydro Repair!
Siç mund ta shihni, ky serum nate nga Age Stop shërben për ta riparuar lëkurën nga çdo imperfeksion dhe më e bukura është se mund ta përdorin të gjitha vajzat e familjes.
Jep rezultate në çdo lloj lëkure brenda një nate. Kur të zgjoheni në mëngjes, do kërkoni të dini ç’mrekulli ka brenda asaj shisheje.
Në fund, pasi fytyra të ketë marrë gati gjithë kujdesin që i duhet, aplikoni maskën e famshme të Caviar-it nga Age Stop. Kjo maskë në formë kremoze thithet menjëherë nga lëkura juaj dhe ne sipërfaqe nuk mbetet asgjë.
Caviari do të veprojë gjatë gjithë natës duke qetësuar fytyrën dhe duke larguar shenjat e lodhjes / stresit, duke i dhënë lëkurës tuaj rigjenerim të plotë dhe duke ju siguruar që në mengjes të zgjoheni me lëkurë të butë si mëndafsh.
Të nesërmen, mund të vazhdoni rutinën tuaj të make up pa u ndjerë në faj me lëkurën, por çfarë mësuam nga Sellma është se kurrën e kurrës të mos bëjmë grim pa e përgatitur më parë fytyrën.
Ç’na vjen në ndihmë?
Toniku Hydro Fresh nga Age Stop na ndihmon me atë që urrejmë më shumë:PORET E HAPURA!
Mjafton paksa për ta njëtrajtësuar fytyrën dhe kujtoni që duke bërë këtë, e përgatisni lëkurën që produktet të cilat do përdoren pas tij, të depërtojnë më thellë në lëkurë.
Pas tonikut, është radha të kujdesemi me serumin Lift-Firm( tendos dhe forcon) në mënyrë që lëkura të ruaj elasticitetin dhe të mos “qulloset”. Dhe mënjëherë pas tij aplikoni Gold 24 Karat për një pamje rrezatuese.
Grimi do të ndryshojë tërësisht nëse para tij aplikoni këtë vaj hidratues që pa frikë mund ta quajmë “qershia mbi tortë” e kësaj marke, një mix i 10 vajrave dhe ekstrakteve të floririt të cilat bëjnë mrekulli mbi çdo lëkure.
Koncepti i Age Stop është i gjerë, duke patur parasysh që jep njësoj rezultat si për 20-vjeçarët ashtu dhe për zonjat pas të 40-ve.
Studime të shumta ndaj kujdesit të lëkurës, kanë arritur në përfundimin se sa më shpejt të aplikojmë produkte trajtuese aq më i thellë është parandalimi i faktorit moshë.
Për të porositur ju kujtojmë se mund të klikoni në web-in zyrtar ose të kontaktoni në faqen e Instagramit. Transporti është falas, kështu që s'keni ç'prisni.