Showbiz

Surprizat e Tv Klan dhe Top Channel

Surprizat e Tv Klan dhe Top Channel

Nëse herët, aty rreth viteve 2000, pati një bujë të telenovelave meksikane dhe spanjolle, disa vite më parë, gjithë vëmendjen e morën telenovelat indiane dhe serialet turke.

Top Channel u tregua i distancuar nga prodhimet turke dhe indiane, ndërkohë që Tv Klan ia doli që të thithte një shikueshmëri të madhe. Megjithatë, së fundmi u vu re një qasje e Klanit për të “rralluar” prodhimet indiane dhe për t’u përqëndruar më së shumti te serialet turke (të njohur si dizi), që duhet thënë gëzojnë një audiencë të madhe, e cila mbizotërohet më së shumti nga grupmoshat ende besnike të forta të televizionit.

Sidoqoftë, vihet re një qasje e dy televizioneve më të mëdha në vend për të transmetuar disa nga serialet më të përfolur të momentit, që kanë produksione dhe skenarë të jashtëzakonshëm, kanë fituar çmime ndërkombëtare si “Golden Globes” apo “Emmy”dhe janë mjaftueshëm të suksesshëm sa për të tërhequr vëmendjen e brezave që e gjejnë veten më së shumti online ose në platforma si “Netflix”.

Që prej 5 janarit, në Top Channel, ku për hir të së vërtetës janë transmetuar goxha seriale të famshëm ndërkombëtarë si “Game of Thrones” ose prodhime të suksesshme italiane, nisi transmetimin “Peaky Blinders”. E kontaktuar nga Anabel.al, drejtoresha e programacionit, Vjollca Dedei, u shpreh se Top Channel ka sjellë vazhdimisht seriale si “Peaky Blinders” përsa i përket suksesit dhe vlerësimit të kritikëve. Ju kujtojmë që “Peaky Blinders” është cilësuar si një nga 10 serialet më të famshëm të 2019-s dhe një nga serialet më të njohur me krim, mafiozë dhe intriga politike.

Nga ana tjetër, që në fillim të shtatorit, në një intervistë për “Rudina”, drejtori i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, u shpreh se “do të rikthejë telenovelat braziliane”, të cilat qenë po aq të suksesshme sa ato indiane dhe turke kur u transmetuan dhe theksoi surprizat.

Në Tv Klan u transmetua seriali dramatik politik amerikan, “House of Cards”. Seriali i jashtëzakonshëm, i cili ndjek jetën e një çifti amerikan me ambicie për të marrë zyrën më të rëndësishme në botë, atë të presidentit të Amerikës, u prit mirë nga audienca shqiptare. I kontaktuar nga Anabel.al, Albert Dumani u shpreh se “ndonëse audienca qe më e paktë se ajo e serialeve turke, seriali u prit mirë”.

Përpos “House of Cards”, që prej 13 janarit, në Tv Klan nis “Narcos”, një tjetër serial i suksesshëm me krim që bazohet në historinë e trafikantit legjendar të drogës, Pablo Escobar. “Pritshmëritë për Narcos janë të larta,” tha Dumani për Anabel.al.

Duket se kjo traditë dhe frymë e re në Klan do të vazhdojë, pasi ai theksoi se “do të ketë edhe të tjerë seriale në vijim”. Në intervistën për “Rudina” në shtator, shtoi se një ndër emrat e mundshëm është “Blacklist”, një serial që trajton historinë e Raymond Reddington, një ndër agjendëve ish-qeveritar më të kërkuar të globit.

 

REELS

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

Surprises of Tv Klan and Top Channel

Surprizat e Tv Klan dhe Top Channel

If early, around the 2000s, there was a rage of Mexican and Spanish telenovelas, a few years ago, Indian telenovelas and Turkish serials received all the attention.

Top Channel proved to be distanced from Turkish and Indian productions, while Tv Klan managed to capture a great deal of viewership. However, recently there was a Klan approach to "thinning" Indian products and focusing more on Turkish serials (known as dizziness), which has to say enjoy a larger, more dominant audience. mostly from the still loyal television age groups.

However, one of the two biggest televisions in the country to access some of the most talked about serials of the moment, with outstanding productions and scripts, has won international awards such as "Golden Globes" or "Emmy" and are sufficient successful enough to attract the attention of generations who find themselves mostly online or on platforms like Netflix.

Since January 5, on the Top Channel, where many famous international serials such as Game of Thrones or successful Italian productions have aired for the sake of truth, Peaky Blinders has aired . Contacted by Anabel.al, programming director, Vjollca Dedei, said that Top Channel has consistently tried to bring Peaky Blinders a success and critique rating. We remind you that Peaky Blinders is rated as one of 2019's most famous TV series and one of the most acclaimed crime, mafia and political intrigue.

On the other hand, as early as September, in an interview with Rudina, TV Clan programming director Albert Dumani said he would "bring back the Brazilian telenovelas", which were as successful as the Indian and Turkish when aired and highlighted surprises /

The American political drama series "House of Cards" aired on Tv Klan. The extraordinary series, which follows the life of an American couple with the ambition to take over the most important office in the world, that of the American president, was well received by the Albanian audience. Contacted by Anabel.al, Albert Dumani said that "although the audience was smaller than the Turkish series, the series was well received".

In addition to "House of Card", since January 13, the TV Klan launches "Narcos", another successful crime series based on the story of legendary drug trafficker Pablo Escobar. "Expectations for Narcos are high," Dumani told Anabel.al.

It seems that this new tradition and spirit in the Klan will continue, as he points out that "there will be more serial others to follow". In a September interview with Rudina, he added that one of the possible names is "Blacklist", a series that deals with the story of Raymond Reddington, one of the most sought-after ex-government agendas on the globe.