Anabelizim

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën simbol të demokracisë

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë, të nxitur nga greva e urisë e ndërmarrë nga studentët e dhjetorit, u dyndën për te busti i diktatorit Hoxha. Rënia e bustit shënoi asokohe fundin simbolik të diktaturës dhe vendosjen e demokracisë. Sot, 29 vite pas rënies së bustit të Enver Hoxhës, menduam t’ju risjellim në vëmendje disa vende që mund t’i vizitoni në Tiranë, si një pikëtakim mes të kaluarës dhe të tashmes.

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Muzeu Historik Kombëtar

Në Muzeun Historik Kombëtar, ku ndodhen rreth 5.000 objeke që gjurmojnë historinë e popullit shqiptar, ndodhet Pavioni i Persekutimit Komunist. Ky pavion, i hapur më 1996-n, i është dedikuar gjenocidit komunist në periudhën 1944-1990. Pavioni përmban kryesisht fotografi dhe dokumente në lidhje me ngjarjet kryesore të atyre viteve dhe krijimin e organizatave politike nacionaliste dhe anti-komuniste.

Orari: Nga e marta në të shtunë, 10:00-17:00, të dielën 09:00-14:00.

Biletat: Biletë për vizitorët vendas dhe të huaj 500 lekë; Biletë grupi (+12 vetë) 400 lekë; Biletë e reduktuar 250 lekë; Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë 150 lekë; Për fëmijët 0-12 vjeç hyrja falas.

Adresa: Sheshi “Skënderbej”

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Galeria Kombëtare e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore në vend, ku ruhet koleksioni kombëtar duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIX deri në ditët e sotme. Ndër të tjera, këtu ruhet edhe një koleksion i madh i pikturave dhe skulpturave të periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990).

Orari: Nga e hënë në të dielë, ora 09:00-19:00.

Biletat: Biletat për të rritur 200 lekë; Biletat për të moshuar dhe studentët 100 lekë; Biletat për persona me nevoja të veçanta 100 lekë.

Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Bunk’Art 1

Bunk’Art 1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit diktatorial. Të gjitha ekspozitat janë ngritur në bunkerin e diktatorit Hoxha në periferi të Tiranës.

Orari: Nga e mërkura në të dielë, ora 09:00-16:00

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë e reduktuar 300 lekë (pensionistë, studentë, fëmijë deri në 16 vjeç)

Adresa: Rruga “Fadil Deliu” (pranë teleferikut), Tiranë

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Bunk’Art 2

Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri që nga viti 1912 deri në 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit të shtetit, policisë dhe gjithë strukturën e regjimit të Enver Hoxhës.

Orari: Nga e hëna në të dielë, ora 09:00-18:00

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë e reduktuar 300 lekë (pensionistë, studentë, fëmijë deri në 16 vjeç)

Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Shtëpia me Gjethe

"Shtëpia e Gjetheve", që prej majit të 2017-s është kthyer në muzeun që përkujton dhe i rrëfen brezave të rinj dhe turistëve periudhën më të errët të vendit tonë. Dikur kjo godinë shërbeu për të strehuar për pak kohë Gestapon dhe gjithashtu ka qenë Selia Qendrore e Përgjimeve të Shërbimit Sekret nga viti 1944–1991. Sot, "Shtëpia e Gjetheve" përkujton dhunën dhe terrorin psikologjik që njerëzit  përjetuan gjatë regjimit komunist.

Orari: Nga e hëna në të dielë, 09:00-19:30

Biletat: Biletë individuale 700 lekë; Biletë e reduktuar 350 lekë (pensionistë, ish të përndjekur politikë, veteranët e lufrës, jetimët); Biletë familjare (dy ose më shumë vetë) 300 lekë; Biletë për studentët 210 lekë.

Adresa: Godina përballë kishës Ortodokse, Tiranë

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

Shtëpia studio Kadare

Interesante për t’u vizituar është edhe Shtëpia Studio Kadare, ku krijohet një ide për punën e Kadaresë gjatë dhe pas regjimit komunist.

Orari:  Nga e marta në të shtunë 09:00-19.00, e diel 10:00-17:00, e hëna pushim

Biletat: Biletë individuale 500 lekë; Biletë grupi (mbi 10 vetë) 300 lekë; Biletë familjarë (dy ose më shumë) 250 lekë; Biletë e reduktuar (pensionistë, veteranë, invalidë, ish të përndjekur 100 lekë; Biletë për studentët 80 lekë.

Adresa: Rruga e Dibrës, Pll.85, Shk.1, Kati i tretë

“Ata që harrojnë të shkuarën, janë të predispozuar ta përsërisin atë.” – George Santayana

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

6 places to visit in Tirana today, the symbol of democracy

6 vende për t’u vizituar sot në Tiranë, në ditën

On February 20, 1991, thousands of citizens, prompted by a hunger strike by December students, flocked to dictator Hoxha's bust. The fall of the bust marked the symbolic end of dictatorship and the establishment of democracy. Today, 29 years after the fall of Enver Hoxha's bust, we thought of bringing to your attention some places you can visit in Tirana, as a junction between the past and the present.

National History Museum

At the National History Museum, where there are about 5,000 objects tracing the history of the Albanian people, is the Communist Persecution Pavilion. This pavilion, opened in 1996, is dedicated to the Communist genocide of 1944-1990. The pavilion contains mainly photographs and documents related to the major events of those years and the creation of nationalist and anti-communist political organizations.

Hours: From Tuesday to Saturday, 10am to 5pm, Sunday 9am to 2pm.

Tickets: Tickets for domestic and foreign visitors 500 ALL; Group ticket (+12 people) 400 ALL; Reduced ticket ALL 250; Ticket for children 12-18 years old and students 150 ALL; Free admission for children 0-12 years old.

Address: Skanderbeg Square

National Gallery of Arts

The National Gallery of Arts is the most important institution of visual arts in the country, where the national collection is preserved starting from the second half of the 19th century to the present day. Among other things, there is a large collection of paintings and sculptures of the period of Socialist Realism (1944-1990).

Hours: Monday through Sunday, 9am to 7pm.

Tickets: Tickets to increase 200 ALL; Tickets for the elderly and students 100 ALL; Tickets for people with special needs 100 ALL.

Address: Boulevard “Martyrs of the Nation”

Bunk'Art 1

Bunk'Art 1 is dedicated to the history of the Albanian Communist Army and the daily lives of Albanians during the years of dictatorial rule. All the exhibits are set up in the bunker of dictator Hoxha on the outskirts of Tirana.

Hours: From Wednesday to Sunday, 9am to 4pm

Tickets: 500 ALL individual tickets; Reduced ticket ALL 300 (pensioners, students, children up to 16 years old)

Address: Fadil Deliu Street (near the cable car), Tirana

Bunk'Art 2

Bunk'Art 2 in the center of Tirana reconstructs the history of the Ministry of Interior in Albania from 1912 to 1991 and reveals the secrets of State Security, police and the entire structure of Enver Hoxha's regime.

Hours: Monday to Sunday, 9am to 6pm

Tickets: 500 ALL individual tickets; Reduced ticket ALL 300 (pensioners, students, children up to 16 years old)

Address: Abdi Toptani Street, Tirana

House with Leaves

"House of Leaves", since May 2017 has turned into a museum that commemorates and tells the younger generations and tourists the darkest period of our country, that of the dictatorial regime. Formerly this building served to briefly house the Gestapo during World War II and was also the headquarters of Secret Service surveillance from 1944 - 1991. Today, the House of Leaves commemorates the violence and psychological terror that people have experienced during the regime communist.

Hours: Monday to Sunday, 9am to 7:30 pm

Tickets: Individual tickets 700 ALL; Reduced ticket ALL 350 (pensioners, former politically persecuted, war veterans, orphans); Family ticket (two or more people) 300 ALL; Ticket for students 210 ALL.

Address: Building in front of the Orthodox Church, Tirana

Kadare studio house

Interesting to visit is also the Kadare Studio House, which gives an idea of Kadare's work during and after the communist regime.

Hours: Tuesday to Saturday 09:00 to 19:00, Sunday 10:00 to 17:00, Monday break

Tickets: 500 ALL individual tickets ; Group ticket (over 10 people) 300 ALL; Family tickets (two or more) 250 ALL; Reduced tickets (pensioners, veterans, invalids, formerly persecuted 100 ALL; Student tickets 80 ALL.

Address: Dibra Street, Pll.85, Feb.1, Third Floor

"Those who forget the past are predisposed to repeat it." - George Santayana