Të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur rënë si pasojë e dy sulmeve me armë në dy lokale në Hanau, Gjermani.
Të mërkurën, rreth orës 22:00, nëntë njerëz vdiqën prej sulmeve në dy lokale, tha policia.
Menjëherë nisi kërkimi për fajtorin. Forca të armatosura policore nisën patrullimin dhe një helikopter vëzhgonte nga lart.
Rreth orës pesë të mëngjesit, policia bëri me dije se forcat speciale kishin hyrë në shtëpinë e të dyshuarit dhe e kishin gjetur atë dhe një trup tjetër të pajetë.
“Një nga të vdekurit është me shumë mundësi fajtori,” tha policia në një deklaratë. “Nuk ka të dhëna të tjera që lënë të kuptohet se fajtori është tjetërkush. Po hetohet mbi identitetet e viktimave dhe të dyshuarit.”
Sipas mediave lokale, u dëgjuan tetë ose nëntë të shtëna në Midnight shisha bar në Heumarkt, në qendër të qytetit.
Dëshmitarët panë të largohej nga vendi i ngjarjes një automjet i zi. Pak momente më vonë, u dëgjuan të shtëna në një tjetër shisha bar – The Arena Bar & Cafe në Kurt-Schumacher –Platzin, në distriktin perëndimor Kesselstadt.
Fillimisht policia tha se tetë persona humbën jetën, por më vonë e përditësoi bilancin duke qartësuar se nga sulmet mbetën të vdekur nëntë persona. Të paktën pesë persona pësuan lëndime serioze. Mbetete e paqartë në i vdekuri i nëntë ishte një prej pesë të lënduarve.
Deri më tani, nuk ka asnjë lloj informacioni mbi motivin e sulmeve.
Përfaqësuesja e Hanau në parlament, Katja Leikert, i quajti sulmet “të tmerrshme” dhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Kryebashkiaku i qyteti, Claus Kaminsky, tha se kjo është “nata më e keqe që mund t’i shkojë nëpër mend.”
Hanau, në Gjermaninë jugperëndimre, rreth 20km në lindje të Frankfurtit, ka një popullsi prej 100 mijë banorësh.
Sulmet ndodhën vetëm pak ditë pasi një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën jashtë një salle koncertesh në Berlin. Ky sulm ndodhi të premten e kaluar, në afërsi të Tempodrome, që po mbante një shfaqje komike turke. Motive pas sulmit në Berlin janë ende të pazbardhura.
Burimi: The Guardian