Iku faza e të pasurve mbipeshë, që dalloheshin nga të tjerët nga format e dhjamosura të trupit prej ushqimit të tepërt dhe të munguar gjatë komunizmit. Më pas ishte brezi i të pasurve firmato, ku çanta nuk ishte çantë pa shkruar Chanel me të madhe dhe bluza nuk ishte bluzë po të mos kishte katrorët e Dior-it. Dy vitet e fundit, të pasurit kërkuan të evidentonin statusin e tyre me produkte që konsideroheshin si “status i lartë”, ku përfshiheshin makina deri në Bentley apo çanta Hermes. Por kur 6 gra u takuan në të njëjtin vend me të njëjtën Birkin, erdhi koha që ky klan i vogël shqiptarësh të riformatohej sërish në një grup më të rafinuar, me mentalitet perëndimor dhe më nonchalant në sjellje ndaj njëri-tjetrit dhe shumicës që i admiron për së largu. Përgjegjës për këtë rrymë të re tashmë janë fëmijët e pasur, të edukuar në shkollat më të mira jashtë Shqipërisë, që prezantojnë një stil inteligjent, përzierje mes vanitetit alla-Beckham dhe natyralitetit Middleton. Revista Anabel ka bërë një listë të gjërave që duhet t’i keni për t’u konsideruar “i pasur high class”.
A – ART
Mos thuaj që e do modën nëse nuk e honeps artin apo nuk ke asnjë interes për të. Çdo gjë të rri më bukur kur e shoqëron me një bisedë mbi të rejat më të fundit: një pikturë që të ka befasuar, një arie që të ka prekur, apo qoftë edhe arkitektura Gaudi e Barcelonës.
B – BALLY
Si Bally-rinat, këpucët balerina të firmës luksoze zvicerane Bally. Të vetmet këpucë të konsideruara si më të rehatshmet në botë nga Trupa e Baletit të Nju-Jorkut, por edhe të lehta për t’u dalluar se janë të një firme luksoze, sepse Bally ka të zezë e të bardhë.
C– CHARLOTTE OLYMPIA
Në momentin që sheh në treg këpucë me shollë të kuqe e që kushtojnë vetëm 5.000 lekë, vrapo tek një stilist tjetër. Aureta Thomollari ka tradhtuar pak Louboutin-ët e saj për Charlotte Olympia, që ne jua sugjerojmë si një stiliste angleze mjaft kreative, por edhe pse të larta janë të rehatshme. Charlotte Olympia janë për ata që njohin e vlerësojnë të bukurën dhe kreativen dhe janë njohës të mirë të trendeve më të fundit.
D – DUBROVNIK
Të gjithë shkojnë në Budva, por ju vazhdoni të ecni më tej në makinën tuaj luksoze. Dubrovniku është qyteti “must-see” i Jonit, i frekuentuar nga të famshëm e të bukur nga e gjithë bota.
E – ECOVOLIS
Të pasurit e rinj vrapojnë të tregojnë makinat e tyre njëqindmijë-dollarëshe, ndërsa të pasurit fisnikë i kanë kaluar epshet me markat e makinave dhe i janë kthyer dashurisë së parë të fëmijërisë, biçikletës. Ende jo në rrugët e Tiranës, por shumë mbrojtës mjedisi kanë preferuar të paktën njëherë në javë të përdorin biçikletat nga Liqeni.
F – FILIPINASE
Një dado normale do të punonte deri në orën 17:00 pasdite, një dado me kohë të lirë e shtyn deri në orën 20:00, por një dado të pasurish do të ishte filipinase dhe do të flinte në të njëjtën shtëpi me familjen. Sepse edhe shtëpia nuk mund të jetë më pak se 200 m2. Dadot filipinase kanë disa vite që kërkohen shumë edhe në Shqipëri. Filipinasit trajnohen të punojnë si shërbyes dhe kujdestarë fëmijësh dhe dhjetëra agjenci ofrojnë dado të kualifikuara për familje në mbarë botën.
G – GDHENDJE EMRASH
Custom-Made! Kjo është kryefjala e stilit të pasanikëve, ndryshe si do të dalloheshit nga të tjerët? Aksesori must? Një varëse floriri me inicialet e emrave të fëmijëve të gdhendur në flori, por mund t’i kombinoni dhe me diamante.
H – HERVELEGER
Tamara Ecclestone i katë gjitha ngjyrat e fustanittë famshëm llastik që kaçmendur gjithë gratë, padallim feje a krahine, por metë përbashkët kuletën. Ështënjë must për gardërobën,sepse e tregon trupin tuaj nëmënyrë fantastike.
I – “IT” BAG
Hermes Birkin është shumë i bukur, Louis Vuitton është i pavdekshëm, por kur përfundon në një party me pesë të tilla përreth teje, e kupton se këtu jo vetëm që s’ka shumë vend për origjinalitet, por edhe se është koha për një zgjidhje specifike, sërish e mbetur në nivelin e “Show Me the Money”! Balenciaga Lariat apo Chloe Paddington janë po aq klasike sa Hermes-i, madje më elastike për fundjavat sportive.
J – JAZZ
Të pasurit e vërtetë kanë pasur mundësi të udhëtojnë e të njohin më të bukurën e botës, të studiojnë në shkollat më të mira, ndaj nuk e tolerojmë dot faktin që ata të na përmendin vetëm klipin e ri të Florit. Të pasurit e vërtetë shijojnë një gotë vere në tingujt e Norah Jones-it apo Diana Krall-it, ashtu siç shijojnë edhe ritmet techno në qiell të hapur në verë.
K – KOMBINIM CHEAP & CHIC
Të pasurve të vërtetë nuk u pëlqen që të bërtasin “Shiko, kam veshur firmë”. Madje i urrejnë emrat e shkruar me të madhe. Të pasurit e vërtetë blejnë edhe H&M, Gap apo Zara, por dallojnë nga tokësorët e tjerë nga bizhuteritë e shtrenjta, çanta apo thjesht fytyra e shndritshme nga kujdesi me kremrat më të mirë. Lori Hoxha solli në Shqipëri këtë kombinim dhe u mësoi shqiptarëve – por kryesisht të pasurve të tjerë – që stili nuk është markë.
L – LILLY PULITZER
Shoqja e klasës e Jackie Onassis-it e nisi karrierën duke qepur fustane me lule për veten, që të mos binin në sy njollat e limonadave që ajo shiste, por pati aq shumë sukses, sa e ktheu prakticitetin në pasion e tashmë ka fustanet më të famshme me lule në botë. Kanë një çmim të kripur 200 euro e sipër, por janë një must për të gjitha romantiket e famshme, nga Hollivudi deri tek vajzat e mjekëve e të avokatëve.
M – MONTESSORI
Pavarësisht çmimit të kripur, është e vështirë të gjesh vend të lirë në kopshtin Montessori në këtë sezon. Krahas të huajve të njohur me sistemin e edukimit Montessori në vendet e tyre, edhe shqiptarët kanë preferuar të paguajnë 400+ euro në muaj për të sjellë fëmijët e tyre në këtë kopsht. Nuk është ekstravagancë, por kthehet në një mënyrë jetese për fëmijët, të cilët mësohen se si të jenë të pavarur dhe të marrin iniciativa. Montessori ka qenë baza e edukimit e të famshmëve, si themeluesit e Google-it, George Clooney, Princërit William dhe Charles, Jackie Kennedy etj.
N – NATUR AL
Të pasurit e vërtetë e blejnë të shtrenjtë make up-in, por ata perëndimorët kujdesen që të kenë creme de la creme kur bie fjala te kremrat e fytyrës dhe të flokëve. Një lëkurë e pastër, flokë të shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për një make up të rëndë. Në modë është shkëlqimi i Giselle-it dhe flokët që duken sikur janë tharë rrugës.
O – OSCAR DE LA RENTA
Nuk mund të mos kesh një fustan mbrëmjeje Oscar de la Renta në gardërobë. Thjesht nuk mundesh! Kulmi i feminitetit dhe i luksit, Oscar de la Renta jo më kot është stilisti i preferuar i primadonës së modës, Anna Wintour.
P – PILATES
Harrojini peshat e rënda në palestër! Fustanet zhapone dhe minifundet nuk duken bukur në krahë a la madone. I themeluar nga një ish-balerin, pilates është një fizkulturë perfekte për zgjatjen e muskujve, forcimin e barkut dhe qëndrimin drejt të trupit. Sapo ka hyrë në Shqipëri, por menjëherë ka gjetur fansat e saj në palestrën luksoze.
Q – QUALITY
Cilësia është kryesorja, jo vetëm në veshje, por edhe në stil jetese. Ushqimet tek Natyral apo qumësht bio tek Rossman-i, nuk ka rëndësi: ata do të zgjedhin më të mirat, sepse frigoriferi i tyre nuk i toleron.
R – RETRO
Përpara se të shihni të ardhmen, s’duhet të harroni të kaluarën dhe, kur themi të kaluarën, e kemi fjalën për trendet e frymëzuara nga ajo epokë. Në kohën e grimit me stilin e viteve ’60 të Adele/ Lana del Rey apo me stilin glamour të Scarlett Johansson-it, nuk është gabim t’i shtosh pak element “it” nga ajo epokë stilit tënd.
S – SUSHI TAKSI
Ka vetëm një restorant sushi në Tiranë dhe ata që e duan aq shumë gatimin tradicional japonezpërpiqen që ta ruajnë e tëmos ikin, si disa prova të tjera. Restoranti “Yamato” e sjell sushin kudo të jesh dhe çmimin 2.200 për një racionindividual nuk e përballojnëdot të gjithë tokësorët.
T – TAILANDË
Ka kaluar faza e Monte Carlo-s dhe e Dubai-t. Të pasurit e sofistikuar janë gjithmonë në kërkim të vendeve ekzotike dhe kulturave të largëta. Tailanda është në hartën e shumë të njohurve në këtë sezon: ishujt Koh dhe Samui.
U –UGGS
Nuk po flasim vetëm për një palë Uggs; po flasim për një koleksion të tërë me Uggs, me të cilat kalohen paraditet e ftohta. Xhinse të ngushta, Uggs, xhaketë e shall dhe keni krijuar stilin casual të shumicës së Hollivudit.
V – VALMONT
Aktoret e Hollivudit betohen pas kremrave të Valmont-it, një kompani zvicerane me një eksperiencë dhe njohuri 100-vjeçare. Kremrat e linjës Valmont kundër plakjes janë të famshme në botë dhe mes SPA-ve luksoze. Një nga zbulimet e kësaj marke është krem-pudra L’elixir des Glaciers. Çmimi i kripur prej 220 eurosh e ka një arsye: është krem-pudër i kombinuar me krem-lifting. Këtu shpjegohet se përse të famshmëve u shkëlqen fytyra në tapetin e kuq.
W – WOMEN WE LOVE
Ky është emri i butikut që sapo është çelur në kryeqytet, aty ku të pasurit falin veshjet që nuk i duan më dhe fitimet nga shitja shkojnë për gratë e dhunuara. Nëse ke frikë të japësh rroba (sepse është e natyrshme që jo të gjitha do t’i veshësh më) apo nuk do t’i heqësh nga gardëroba, atëherë duhet të kontrollosh statusin e pasanikut. Sepse, ai që ka mundësi, s’duhet të harrojë që pasuria nuk ruhet vetëm duke blerë, por edhe duke dhënë.
X – FACTOR
Të pasurit modernë janë të edukuar. Ata lexojnë në kafenetë e piazza-ve të kryeqyteteve botërore me çanta letre në të dyja anët e tavolinës. Të pasurit modernë nuk kanë pse të mburren me atë që kanë. Madje janë aq të mençur në modestinë e tyre, sa në vend që të frikësojnë të tjerët apo të bëhen antipatikë për rrobat e shtrenjta që kanë, vlerësohen me to. Të pasurit high-class dinë si të sillen, janë të edukuar mjaftueshëm për të mos qenë harbutë e për të treguar kulturë, por jo shumë të afërt, për të treguar se, në fund të fundit, ata i përkasin një mikrokozmosi dhe jo shumicës.
Y – YARNZ
Madonna është fanse e shalleve Yarnz, po ashtu edhe Scarlett Johansson. Bëjeni një Yarnz tuajën përpara se të turren të gjithë e ta zëvendësojnë me Burberry-n. Yarnz njihet për dizenjot simpatike, që shpesh rrëfejnë një histori.
Z – ZAC POSEN
Të pasurit e sofistikuar dhe modernë janë velur me markat klasike dhe kërkojnë të provojnë stile të reja. Monika Kryemadhi, dikur fanse e flaktë e Burberry-t, në ditëlindjen e saj të 38-të, shkëlqeu me një fustan Zac Posen Pranverë-Verë 2012, që kushtonte 2.585 euro.
