Showbiz dhe TV

U tha se aksidentoi rëndë një 63-vjeçare dhe u largua: Reagon Ilda Bejleri

Shkruar nga Anabel

13 Shkurt 2020

U tha se aksidentoi rëndë një 63-vjeçare dhe u largua:

Dje, Dritare.net raportoi se moderatorja Ilda Bejleri “aksidentoi 63-vjeçaren me iniciale E.Gj dhe u largua nga vendi i ngjarjes”. Po Dritare.net, publikoi një foto të 63-vjeçares që ndodhej në Spitalin e Traumës së bashku me deklaratën e saj.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: ‘Pse këtu kalohet?’ Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”

Dritare.net raportoi gjithashtu se Ilda “u largua me shpejtësi” dhe “nuk ndaloi për të ndihmuar zonjën e aksidentuar”. E kontaktuar nga portali, Ilda mohoi të ketë aksidentuar njeri, duke u shprehur se “me ç’të drejtë njollosni emrin tim dhe shqetësoni familjarët e mi me këtë lajm pa asnjë bazë?”.

Në Instagram, moderatorja konfirmon se është shoqëruar në polici, ku sqaron:

“Për mer-diat shqiptare [nga italishtja merda – m*t]! Për fatin tim të mirë, kamerat janë hapur në polici dhe është vërtetuar që makina ime ka qenë e ndaluar në momentin që zonja është rrëzuar në nxitim e sipër për të kaluar rrugën edhe pse semafori jeshil ishte i hapur për makinat. Kush ka ndonjë dyshim të shkojë të shohë videon në polici. Unë pyeta për zonjën në momentin e parë, por më pas, duke qenë se makina ime në momentin e rrëzimit nuk ishte në ecje e sipër, nuk ndjeva që kisha bërë diçka për t’u ndjerë fajtore. Të gjitha makinat e tjera u larguan, por unë qëndrova pak. Por nuk ndjeva asnjë detyrim të qëndroja më shumë se nuk mbaj përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen në rrugë. Zonja për fat të mirë është shëndoshë e mirë. Flini të qetë o njerëz!”

U tha se aksidentoi rëndë një 63-vjeçare dhe u largua:

MOS I HUMBISNI