Showbiz

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë: “Mendova se do kalonte, por ishte më serioze”

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë:

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ai tregoi se më 9 shtator 2024, gjatë pjesës së fundit të emisionit, gjendja e tij u përkeqësua dhe iu desh të shkonte në spital.

“Shumë menduan që ishte zemra, por në fakt ishte një problem hemoragjie në stomak. Mendova se do kalonte, por kishte qenë diçka më e rëndë dhe më duhej të bëja një ndërhyrje kirurgjikale,” rrëfen ai.

Dudushi tregon se bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, e ka përjetuar situatën më rëndë se ai vetë. “Jo se Bieta është më frikacake se unë, por unë isha në stilin ‘Hm, s’është ndonjë gjë, e kaloj.’” Ai shton se Bieta është personi që merret me organizimin e gjithçkaje, nga kontaktet te konsultat mjekësore dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur një ngarkesë të dyfishtë, duke u kujdesur për të dhe duke drejtuar emisionin e saj.

“Ne fund të ditës, ata që të shikojnë në ekran nuk pyesin se çfarë halli ke ti, por thonë ‘Ky s’qenka në formë sot,’” thotë Dudushi. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe ai vijon kontrollet për t’u siguruar që shëndeti i tij është në rregull.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

Unë kur shoh kushërirën e preferuar në një event familjar

Ups! Gjesti ironizon puthjen e Stresit 👀

Prapaskenat e fotove të pushimeve 😂

Mos e provoni në shtëpi! Know your limits 🫸🏻

Shembulli se çfarë bën disiplina

Alban Dudushi talks about his serious illness: "I thought it would pass, but it was more serious"

Alban Dudushi rrëfen për sëmundjen e rëndë:

Before the contract issue with RTSH, Alban Dudushi faced a health problem that he initially did not pay attention to. In an interview for "The Dalina Show", he revealed that on September 9, 2024, during the last part of the show, his condition worsened and he had to go to the hospital.

"Many thought it was the heart, but it was actually a bleeding problem in the stomach. I thought it would pass, but it had been something more serious and I had to have surgery," he recounts.

Dudushi says that his wife, Bieta Sulo, has experienced the situation more severely than he has. "Not that Bieta is more cowardly than me, but I was like, 'Hm, it's nothing, I'll get over it.'" He adds that Bieta is the person who organizes everything, from contacts to medical consultations, and during this time she has carried a double burden, taking care of him and hosting her show.

“At the end of the day, those who watch you on the screen don't ask what's wrong with you, but say, 'He's not in shape today,'” says Dudushi. Fortunately, everything went well and he continues to have checkups to make sure his health is in order.

Suggested articles:

 

----news/81344/alban-dudushi-rrefen-per-semundjen-e-rende-mendova-se-do-kalonte-por-ishte-me-serioze/eng