Në qytetin e dashurisë, me një trëndafil të kuq në dorë, duke parë kullën Eifel, Capital T përfqafon një grua me flokë të zeza.
Të zëna në pabesi, zemërthyera, fanset më të mëdha të reperit, komentuan gjithë zhgënjim tradhtinë e papritur. Secila prej tyre besonte që një ditë Capital do të dashurohej me to, do të çonte ato në Paris e do të bënte xheloz dynjanë.
View this post on Instagram
“S’më është thyer zemra ndonjëherë kështu,” shkruan dikush. “Qenka lidhur.”
Një tjetër, ngushëllon shoqen që gjithashtu shpresonte të një të ardhme me Capital T: “Ngushëllime të dyjave. Në ditë të tilla të zeza, le ta kthejmë dhimbjen në forcë.”
“Si e poston tradhtinë ndaj meje kështu,” pyet një tjetër mëtuese.
Na vjen shumë keq që përjetuat momente të vështira, por duke parë foton dhe komente të tjera më gjakftohta, gruaja është me shumë mundësi nëna e tij, pra vjehrra juaj e ardhshme. Silluni mirë se po ju lexon.