Bota

Avokatja e Weinstein bën deklaratën shokuese: Ja pse s’jam përdhunuar asnjëherë

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2020

Avokatja e Weinstein bën deklaratën shokuese: Ja pse s’jam

Që Harvey Weinstein, abuzues dhe përdhunues i dhjetëra grave, ka një grua për avokate, natyrshëm është e çuditshme. Për vetë avokaten ama, Donna Rotunno, s’përbën aspak problem të mbrojë një nga të ashtudeklaruarit armik të grave. Sipas saj, ajo s’është ngacmuar seksualisht sepse “s’e ka vënë kurrë veten në atë pozitë.”

Ajo u intervistua për The Daily, një podcast i New York Times, nga Megan Twohey që e pyeti në është viktimë e një sulmi seksual. “Nuk jam sepse s’e kam vënë kurrë veten në atë pozitë,” tha Rotunno.

“Pra po thua se s’je ngacmuar kurrë seksualisht sepse s’e vënë kurrë veten në pozitë ku mund të ngacmoheshe seksualisht,” pyeti Twohey.

“Që kur isha në kolegj, kam bërë zgjedhje të zgjuara. Nuk pija shumë, nuk fusja në shtëpi njerëz që s’i njihja, nuk e kam vënë kurrë veten në një pozitë të rrezikshme,” tha Rotunno.

Twohey pyeti nëse Rotunno beson se çdo grua e përdhunuar apo e dhunuar e ka vënë vete në atë pozitë. Rotunno u tërhoq menjëherë. “Sigurisht që jo,” tha ajo. “Po them vetëm që gratë duhet të jenë më të kujdesshme.”

Intervista u publikua një ditë pasi mbrojtja solli në sallë dëshmitarin e parë, Paul Feldsher, një shok i ngushtë i të akuzuarit, i cili doli kundër Weinstein. Ai e quajti producentin “të varur nga seksi” dhe “të pangopur.” Seanca e rradhës është të enjten.

Weinstein akuzohet për dy përdhunime, dy sulme seksuale dhe një ngacmim seksual. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

MOS I HUMBISNI