Më 23 mars 2020 mos bëni asnjë plan sepse ajo datë do t'ju gjejë duke parë episodin e parë të sezonit të 3-të, të Hostel by Anabel, "Si n'jetë"!
Pak orë më parë, në Instagram-in e Anabel Media, u publikua videoja përmbledhëse e asaj çfarë do të ndodhë në sezonin e ri.
View this post on Instagram
Këtë vit, Megi, Viola, Ana, Alberta dhe Dea vijnë fiks "Si n'jetë"! Siç mund ta keni vënë re nga videoja e promo-s, bëhet fjalë për një "reality show" dhe si i tillë do të ketë batuta, aventura të jetuara maksimalisht, satirë dhe shumë, shumë realitet.
Ashtu siç producentja dhe skenaristja Dalina Buzi bëri me dije më herët, "Si n'jetë" vjen si ide inovative, me shumë humor dhe eksperienca të papara brenda dhe jashtë kufijve. Do të ndodhë gjithçka!
Ah, se desh harruam! Si në çdo realitet tjetër, do të ketë edhe zënka, hatërmbetje dhe shumë tension! Si asnjëherë më parë, vajzat e Hostel by Anabel do t'i shihni të zihen! Diçka keni kuptuar nga videoja, por shhhh...Ka shumë për të parë më 23 mars!