Celebrity

Regjistrimi shokues: Johnny Depp s’ishte dhunuesi, por i dhunuari

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2020

Regjistrimi shokues: Johnny Depp s’ishte dhunuesi, por i dhunuari

Johnny Depp dhe avokatët e tij besojnë se një regjistrim i publikuar së fundi vërteton se ish gruaja e tij, Amber Heard ishte në fakt dhunuesja dhe jo e dhunuara.

Në audio dëgjohen Depp dhe Heard që debatojnë. Debati merr përmasa fizike. Heard pranon, sipas transkriptit, se nisi një sherr fizik. Më pas, Depp i thotë se ajo e gjuajti me grusht.

“Zemër, nuk të gjuajta me grusht... Nuk e di ku i kisha duart ekzaktësisht, por je shumë mirë. Nuk të lëndova, nuk të gjuajta me grusht, thjesht të rashë,” i thotë Heard.

Sipas avokatit të Depp, regjistrimi është i vitit 2015. Heard dhe Depp u ndanë një vit më pas. Në regjistrim, Depp i thotë Heard se do ta lërë nëse ajo vijon ta dhunojë.

“Nuk dua të të lë. Nuk dua të divorcohem, nuk të dua jashtë jetës sime. Dua paqe. Nëse bëhesh e dhunshme sërish, duhet të ndahemi,” thotë Depp.

Heard i përgjigjet duke thënë se s’premton dot të jetë perfekte. “S’të premtoj dot që s’do zihemi më fizikisht. Ndonjëherë bëhem kaq me nerva sa e humbas,” vijon ajo. “Të premtoj që do bëj gjithçka për të ndryshuar.”

Këtë bisedë e regjistroi Heard dhe e paraqiti në gjykatë si provë e dhunës së ushtruar nga Depp gjatë martesës. Në fakt, regjistrimi vërtetoi se Heard është dhunuesja dhe Depp viktima.

Avokatja e Heard tha: “Fakti që është grua, që zihet apo që i kthen fjalën, nuk do të thotë që s’ka vuajtur abuzimin dhe dhunën e partnerit të saj.”

Në mars të 2019-s, Depp paditi Heard për shpifje për plot 50 milionë dollarë. Sipas Depp, akuzat e Heard se ai e ka dhunuar ishin të pavërteta. Depp dhe avokatët e tij thonë se këto akuza i shkatërruan karrierën aktorit dhe i kushtuan shumë para. Akuzat e Heard u bënë pubiku kur ajo kërkoi një urdhër mbrojtjeje në 2016-n, shkurtimisht pas divorcit si pasojë e dhunës.

MOS I HUMBISNI